BallinaAktualitetS'ka Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë, CDU/CSU: Shqipëria s'ka plotësuar asnjë nga...

S’ka Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë, CDU/CSU: Shqipëria s’ka plotësuar asnjë nga kushtet e 2018-ës

spot_img
spot_img

Wadephul: Asnjë kusht i ministrave nuk është përmbushur

Në anën tjetër, Wadephul është kundër këtij perceptimi, me fjalët se “sipas një analize fillestare Shqipëria deri më tani nuk ka arritur të përmbushë asnjë nga kushtet e vendosura nga ministrat e jashtëm të BE-së, më 26 qershor 2018.” Wadephul jep si shembuj “mosfunksionimin e sistemit gjyqësor, mungesën e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë”.

“Nuk janë krijuar ende as organi i posaçëm antikorrupsion e as Byroja kombëtare e Hetimit. Ka përparime në nivelet e ulëta dhe të mesme në luftën kundër korrupsionit. Por ka shumë pak procedura gjyqësore për raste korrupsioni të nivelit të lartë dhe asnjë dënim. Kjo ishte një nga kërkesat e ministrave të jashtëm të BE-së, në qershor të vitit 2018”, shkruan në deklaratën e tij deputeti kristiandemokrat.

Sipas tij, po aq të dobëta janë përpjekjet në luftën kundër krimit të organizuar. “Nuk është hapur asnjë proces gjyqësor kundër politikanëve dhe kriminelëve, që në fillim të vitit dolën se kishin të bënin me blerjen e votave”, thotë ai. Një mangësi që përmend Wadephul është edhe “mospërfundimi i ligjit zgjedhor, një kusht ky i vënë nga ministrat e jashtëm një vit më parë”.

Wadephul pohon se “Shqipërisë i duhet edhe shumë kohë derisa të jetë gati për negociatat e anëtarësimit” dhe se “duhet të bëjë përpjekje maksimale për të përmirësuar kushtet për një vendim pozitiv të BE-së në shtator.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular