BallinaAktualitetVIDEO/ Me zë e figurë, Rama në 2006 për Kushtetutën: Kur palët...

VIDEO/ Me zë e figurë, Rama në 2006 për Kushtetutën: Kur palët bien dakort, ndryshon (Sot hiqet si “gardian” i saj)

spot_img
spot_img

Në një kohë kur Kryeministri Edi Rama është i prerë në qëndrimin e tij se zgjedhjet lokale do të zhvillohen me 30 Qershor dhe këtë nuk e “luan as topi”, dhe nga ana tjetër opozita e bashkuar përmes protestave të vazhdueshme deklaron se zgjedhje me Ramën kryeministër nuk do të ketë, është hedhur edhe propozimi nga ana e Presidentit Ilir Meta se nëse bien dakort palët mund të shtyhet data e zgjedhjeve.

Një propozim të tillë për zgjidhjen e krizës politike në vend, mazhoranca e ka hedhur poshte me pretendimin se nuk mund të bëhet një shkelje e tillë kushtetuese, duke argumentuar gjithashtu se shtyrja e datës së zgjedhjeve është shkelje e hapur e saj.

Por çfarë thoshte Rama vite më parë, konkretisht në 2006 kur ai kishte rreth një vit që drejtonte Partinë Socialiste dhe ndodhej në opozitë?

“U pa qartë edhe në këtë proces se Kushtetuta nuk është një tabu, kur palët bien dakort në kushte dhe në kohë që kërkojnë ndryshime, e ndryshojnë. Të gjitha kushtetutat ndryshojnë. Kushtetuta është një qënie e gjallë, nuk është një libër i vdekur”, kishte deklaruar Rama.

Ndërkohë që sot, një ndryshim të tillë jo vetëm nuk e pranon, por artikulon se është i një rrezikshmërie të lartë për funksionimin e shteti ligjor, dhe natyrshëm lind pyetja? Përse kryetari i PS-së Edi Rama, ka sot një këndvështrim krejt tjetër për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë nga ai që kishte rreth 13 vite më parë?!

Videon e mëposhtme ku Rama ka bërë një deklaratë të tillë e ka bërë publike gazetarja, Eni Vasili e cila shkruan përkrah saj:

“Sot deklaron se zgjedhjet nuk shtyhen! Ja çfarë thoshte Edi Rama në 2006 për Kushtetutën.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular