BallinaAktualitetVIDEO-FOTO/ PS nis blerjen e votave në Elbasan, Boçi: I gënjejnë me...

VIDEO-FOTO/ PS nis blerjen e votave në Elbasan, Boçi: I gënjejnë me një grusht ushqimesh

Partia Socialiste blen vota që ditën e parë të fushatës së saj. Ky është denoncimi që bën ish-deputeti i Partisë Demokratike për këtë qark, Luçiano Boçi.

Përmes fotove dhe videos, Boçi shprehet se, “me anë të Bashkisë me mbikqyrjen e policisë bashkiake, me lista, shpërdajnë qeset me ushqime për t’i marrë më të vobektëve më pas votën”.

Denoncimi i plotë i Luçiano Boçit:

SKANDAL!
Ja si e hap fushatën elektorale PS në Elbasan.
Fillon e blen vota që ditën e parë.
Me anë të Bashkisë me mbikqyrjen e policisë bashkiake, me lista, shpërdajnë qeset me ushqime për t’i marrë më të vobektëve më pas votën.
Pamjet shokuese janë marrë tek qendra ekonomike e arsimit.
Gjithçka në mes të ditës e në mes të njerëzve.
I gënjejnë me një grusht ushqimesh sot për t’i marrë erzin, shpirtin, jetën e gjithçka nesër, këtyre e gjithë shqiptarëve.
Kjo pra është faza e parë e blerjes së votës.
Faza e dytë është me para kesh në dorë.
Këto janë zgjedhjet demokratike që kërkon të imponojë regjimi!

 

© SYRI.net

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular