BallinaKryesoreProtesta, mesazhi i Kryemadhit: Sot është dita e qytetarëve

Protesta, mesazhi i Kryemadhit: Sot është dita e qytetarëve

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi pak orë para protestës kombëtare të opozitës së bashkuar ka një mesazh për shqiptarët. Përmes një postimi në Facebook, kryetarja e LSI-së shkruan se Shqipëria ka nevojë për forcën e protestës qytetare. Ndër të tjera, Kryemadhi i kërkon qytetarëve të jenë bashkë në protestën e shpresës dhe se e keqja po shembet.

“Sot më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për forcën e protestës qytetare, ka nevojë që të gjithë bashkë të dëshmojmë se e ardhmja e fëmijëve tanë nuk mund të jetë peng i papërgjegjshmërisë së Edi Ramës!

Sot është dita e qytetarëve.

Prandaj të gjithë bashkë,
pa asnjë dallim në jemi të rinj apo të moshuar,
burra apo gra,

nga fshati apo nga qyteti,
nga Jugu a nga Veriu,
me apo pa parti,
të majtë apo të djathtë,
të jemi bashkë në protestën e shpresës, sepse e keqja po shembet dhe se e nesërmja bëhet më e mirë, vetëm kur qytetarët i dalin zot fatit të tyre!

Shqipëria pa varfëri dhe me punë të ndershme, pa korrupsion e në luftë me krimin e organizuar, pa drogë e oligarkë, por me njerëz që e duan familjen dhe atdheun e konsiderojnë shtëpinë e tyre, është më e rëndësishme, më e madhe dhe më e fortë se Edi Rama dhe klani i tij kriminal!

Sot më shumë, sot më të vendosur, sot më të fortë, sot më të bashkuar!”-shkruan Kryemadhi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular