BallinaAktualitet“Mësuesit detyrohen të marrin pjesë në mitingun e Ramës në Laç”

“Mësuesit detyrohen të marrin pjesë në mitingun e Ramës në Laç”

Menjëherë pasi kryeministri Edi Rama përfundoi fjalën në takim me qytetarët e Kurbinit, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh të qytetarit dixhital, i cili tregon se si njerëzit janë urdhëruar për të marrë pjesë në miting.

Sipas qytetarit dixhital, mësuesit e shkollave janë urdhëruar për të marrë pjesë në miting, ndërsa shton se ndaj tyre është ushtruar një presion i jashtëzakonshëm.

Postimi i Berishës:
“Denoncohet detyrimi per te marre pjese ne antimitingun e Rames ne Laç!Lexoni mesazhin e mesuesit dixhital. sb

Z.Berisha Ju uroj shendet!Jam nje mesues ne rrethin Kurbin.Dua te denoncoj cpo ndodh sot ketu ne takimin qe Edvin Rama ka ne Lac.Me urdher jemi nisur te gjith mesuesit per ne miting.Presion I papare nga drejtoria arsimore dhe drejtoret e shkollave.Po perjetojme dite terrori.Cpune kane mesuesit,mjeket,policet te marin pjese me detyrim ne miting…!Kur do ndryshoj kjo pun ne Shqiperi se zdurohet me kjo pune?Por kjo esht njera,tjetra eshte qe dhe femijet e shkollave 9-vjecare I kan mbledhur ne Lac se gjoja ka koncerte,ekspozita e konkurse te pallati I kultures,gjithcka qe te jen aty kur te filloj mitingu.Ky vend esht I pa shprese,mesuesi profesioni me krenar te perdhoset keshtu,kjo sdurohet”-shkruan Berisha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular