BallinaKryesoreNjë këshillë për Sandër Lleshin! Bëje këtë që të dalësh shëtitje i...

Një këshillë për Sandër Lleshin! Bëje këtë që të dalësh shëtitje i lirë rrugëve të Tiranës, ndryshe…

Enver BYTYÇI

I dashur Sander,

Une dhe ti njihemi. Jemi takuar ne rrethana te tjera dhe na kane bashkuar miq te perbashket. Me beso se nuk te paragjykoj, edhe per faktin se njihemi! Ndaj dhe kam nje keshille te sinqerte per ty, mik i dashur.

Qeverite vijne dhe ikin, shteti mbetet! Shqiperia mbetet! Nderi mbetet! Lere shefin tend ne fatin e vet dhe mbroje shtetin, nderin dhe Shqiperine!

E di se ne “maloket” kemi nje ves te keq e te mire njekohesisht: – Jemi me tepri mirenjohes! Dhe eshte mire qe jemi mirenjohes, por mos u komplekso nga “ndera” qe kryeministri te beri, duke ju derguar madje me force ne krye te ministrise se Brendshme! Nuk e ka bere per ty! E ka bere per te shfrytezuar dobesine tende te “besnikut” ne “mirenjohje”!

Mbaje kontraten, i dashur mik, me qytetaret e Shqiperise dhe jo me nje kryeminister tiran te shqiptareve!

Nese do ma marresh parasysh kete keshille, te siguroj se do te jesh i suksesshem dhe do dalesh me faqe te bardhe nga kjo beteje, e cila do te perfundoje me ikjen e shefit tend, kryeminister! Sigurisht do ikesh dhe ti bashke me shefin. Por se paku, nese ndryshon sjellje, do ndjehesh i lire te dalesh shetitje rrugeve te Tiranes. Ndryshe as Tiranen nuk do ta shijosh!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular