BallinaKryesorePërgjimet e Bild, koha që shqiptarët të ndalin rrugëtimin e tyre drejt...

Përgjimet e Bild, koha që shqiptarët të ndalin rrugëtimin e tyre drejt humnerës

Nga Avokat Naim Hasani

Dega e Partise Demokratike në Britani po ndjek më shqetesim të thellë situaten politike të krijuar në Shqiperi pas berjes publike nga media gjemane e fakteve tronditese si kurre më parë në Shqipëri, ku faktohet pa ekuivok perfshirja direkte e mafias shqiptare në drejtimin e sistemit politik në vënd dhe katapultimin e elementëve mafioze ne parlamentin dhe qeverine shqiptare.
Keto akte teresisht mafioze cenojne në menyre të drejtperdrejt stabilitetin politik dhe demokracinë në Shqiperi.
Ka vite qe politika Rilindase në Shqiperi eshte nen ethet e dosjes 339 në lidhje me pergjimet per shitblerjen e votes në zgjedhjet e vitit 2017.
Prokurorët dhe drejtesia shqiptare kane qene të pafuqishem ose kane fshehur qellimisht kete “watergate” te Shqipërisë Rilindase.
U desh qe keto akte antikombetare dhe mafioze ti bente publike gazeta BILD, qe shqiptarët të preknin vetem pak shijen e nje sistemi qe ka masakruar nga koka tek këmbët institucionin e votes në Shqiperi dhe ka gjunjezuar shtetin e së drejtës.
Në keto kushte, çdo shqiptar i ndershëm ndjehet i turperuar dhe i poshtëruar se si mafiozēt caktojne kush do të perfaqesoje ata në tempullin e demokracisë.
Në keto kushte të kapjes se parlamentit dhe qeverise nga elementë të rrezikshëm kriminalë, çdo qeveri dhe kryeministër në nje vend me demokraci të nivelit minimal duhet të kishte dhene doreheqjen dhe duhet ti ishte vënë në dispozicion drejtësisë.
Fatmirësisht Rilindja nuk ka kredibilitet për tju kundervëne një gazete prestigjoze gjermane qe i ka bërë një shērbim të jashtëzakonshëm Shqipërisë dhe padyshim edhe Europës se bashkuar, duke ekzpozuar nje sistem teresisht të kapur nga krimi dhe mafia me influencë nderkombëtare.
Nese kryeministrit të Shqipërisë i ka mbetur sadopak ndergjegje, ai duhet pa u menduar aspak, të jape doreheqjen nga çdo funksion politik dhe partiak dhe Presidenti i Republikës duhet të shpērndajë parlamentin e turpit dhe krimin electoral.
Rilindjes kete here i plasi bomba në dore nga jashtë, por duhet të shprehim edhe mirënjohje patriotike atyre perfaqesues te organeve ligjzbatuese në Shqiperi, qe në pamundesi për të ngritur zerin në shtetin e tyre, pergjimet dritheruese ja besuan medias se huaj.
Eshte koha qe shqiptarët të ndalin rrugetimin e tyre drejt humneres qe rrezikon kthimin e Shqipërisë në nje narkoshtet ku demokracia eshte asgjesuar dhe shpresat e shqiptarëve jane shuar.
Shqiptarët duhet të bejne zgjedhje historike në keto momente kritike, mes shtetit të dominuar e kontrolluar nga krimi e mafia apo të perqafojne nje zgjedhje demokratike dhe Europiane.
Zgjedhjet e 30 Qershorit tashme janë të vdekura dhe funerali i tyre dhe i atyre të Qershorit 2017 u be sot por fatkeqesisht jo nga shqiptarët por nga vendet ku demokracia dhe sundimi i ligjit janë të shenjta dhe të painfluencueshme nga krimi dhe politika.
# Shqiperia ngrihet
Autori eshte kryetar i deges se Partise Demokratike në Britani e Madhe/Londer me 5 Qershor 2019

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular