BallinaAktualitetIna Zhupa: Llokma e rradhës për oligarkun e preferuar të Veliajt, 5.1...

Ina Zhupa: Llokma e rradhës për oligarkun e preferuar të Veliajt, 5.1 milion euro per Fusha shpk!

Nga Ina Zhupa

Nuk kane të ndalur parate publike qe i jepen nga Bashkia e Veliajt, kompanise se Shkelqim Fushes. Bashkia Tirane ka shpallur sot fituese te tenderit per “Rehabilitimin e Blv. Zogu i parë” kompaninë Fusha sh.p.k ne nje vlerë fondi prej 626.874.664 Lek ose rreth 5.1 Milion Euro.

Në konkurim kanë marrë pjesë te njejtat kompani klienteliste pranë qeverisë dhe Bashkisë Tiranë te cilat kanë marre tendera te tjere rrugesh pa garë.

Nje nga pjesmarrëset është kompania Gjikuria shpk, qe njihet si kompani që ka marr koncensionin e rruges Orikum – Dukat me një vlere 50 milion euro per 17km rruge , vlere e ekzagjeruar dhe qe shtohet here pas here.

Mesa duket oligarket konkurojne fiktivisht me njeri tjetrin dhe bihen dakort mes tyre per te marre llokmen e rradhes nga qeveria ose nga bashkia. Te gjithe te lumtur, pervec qytetareve qe ju vidhen dhe shperdorohen parate publike me cmime fiktive, me gara fiktive, me pune fiktive, me suksese fiktive.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular