BallinaKronikeDigjen pranë banesës makinat e kreut të PD dhe administratores në Ulëz,...

Digjen pranë banesës makinat e kreut të PD dhe administratores në Ulëz, Gjelina Kalthi: Skenar politik

Një ngjarje e rëndë ka ndhur në Ulez gjatë natës së sotme ku janë djegur plotësisht dy makinat e kryetra se PD të zonës.

Mat, digjen makinat e kryetares së PD-së në Ulëz, Gjelina Kalthi.

Kalthi, administratore e njësisë Ulëz. Dyshohet që ngjarja të jetë e qëllimshme.

Makinat kanë qenë të parkuara afër banesës.  Policia po heton ngjarjen.

Gjelina Kalthi, kryetarja e degës së Partisë Demokratike në rrethin e Matit, ka reaguar menjëherë pas sulmit që iu bë gjatë natës duke i vënë flakën dy makinave të burrit të saj.

Për këtë ngjarje ka folur vetë ajo, e cila është shprehur se makinat ia kanë djegur qëllimisht. “M’i kanë djegur makinat qëllimisht. M’i kanë djegur për shkak të angazhimit tim politik, Rreth orës 00:00 shkuan në shtëpi dhe parkuam makinat si gjithmonë poshtë pallatit. Mendoj se është një skenar i përgatitur politikisht”, është shprehur ajo.

Ndërsa Policia njoftoi se po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

“Në datën 07.06.2019, rreth orës 02:40, është marrë njoftim se në Ulëz, janë  djegur pjesërisht dy automjete, në pronësi të shtetasit F.K. të parkuara pranë banesës së tij. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular