BallinaKryesorePaloka: Rama dërgoi Markun dhe Prelen të varrosnin dosjen 339, por Zëri...

Paloka: Rama dërgoi Markun dhe Prelen të varrosnin dosjen 339, por Zëri i Amerikës dhe Bild ia prishën planin

Edi Rama ishte i bindur qe me Arta Markun dhe Donika Prelen kishte siguruar mbylljen pergjithmone te dosjes 339 dhe kishte varrosur faktet qe demaskonin krimin zgjedhor te realizuar prej tij.
Por fillimisht “Zeri i Amerikes” e me pas “Bild” ia prishen planin. Cdo shqiptar e nderkombetar sot e di se si Edi Rama mori pushtetin , di dhe se kush kush vazhdon ti caktoj deputetet e “rilindjes” pasi ne me ligjin e Dekriminalizimit e detyruam ti nxirrte kriminelet nga Parlamenti .

Prandaj dridhet e perdridhet; nga nje studio ne tjetren e nga nje cep ne tjetrin ne fushaten e tij mortore , duke mbrojtur Vangjush Dakon e duke sulmuar kedo qe nxori ne driten e diellit krimin e tmerrshem zgjedhor qe u faktua ne Durres por qe eshte i shtrire ne te gjithe vendin.

Sot, Donika Prelen e nxorri jo qe te tregoj se cfare po ndodh me hetimet por qe te vazhdonte sulmet e porosituara nga ai vete.

Rama eshte mesuar te bleje gjithcka: Media, deputet, vota etj etj. Ai nuk njeh menyre tjeter; as nuk ka fituar ndonjehere, as nuk ka marre gje me merite ndonjehere. Cdo gje ne jeten e tij ose e ka blere ose e ka marre me hile e manipulime prandaj dhe cdo gje e lidh me shitje dhe blerje.

Per Edi Ramen nuk eshte problem qe krimi pasi ka diktuar zgjedhjet, sot kontrollon shtetin. Per te problemi eshte kush i nxori pergjimet…

Per Edi Ramen i rendesishem sot eshte fati i Vangjush Dakos dhe jo lajmi i keq qe po qarkullon kudo se Shqiperise nuk i hapen negociatat apo ca me keq qe ne BE po kerkohet rikthimi e vizave per shqiptaret dhe riizolimi i vendit.

Edi Rama eshte i detyruar dhe do te vazhdoje ta mbroje krimin sepse ndryshe krimi e merr ate me vete.

Ne nuk mundemi e nuk do ta leme Shqiperine peng te krimit !

Neser ne oren 19.00 shqiptaret behen bashke ne Bulevardin Deshmoret e Kombit per #ShqiperinsiEuropa

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular