BallinaKryesoreE jashtëzakonshme/Dibra derdhet në Tiranë me thirrjet "Rama Ik', "Hap dosjen...

E jashtëzakonshme/Dibra derdhet në Tiranë me thirrjet “Rama Ik’, “Hap dosjen 184” (Video)

Surprizojnë dibranët. Përmes një forme proteste spektakolare dhe entuziazmit të jashtëzakonshëm, me pankarta gjigande “Rama ik”, “Hap dosjen 184”,  dibranët janë sot përballë godinës së qeverisë, përballë Edi Ramës i cili vodhi hapur zgjedhjet në Dibër duke iu dhënë urdhër bandave kriminale dhe zyrtarëve të qeverisë për të marr me dhunë bashkinë Dibër në zgjedhjet e pjesshme lokale të vitit 2016. Kjo tashmë e vërtetuar dhe në përgjime në dosjen 184 ku aty rezultojnë të gjithë, banditë, qeveritarë madje dhe vet Rama. Dibra ka qenë gjithnjë në ballë të protestave madhështore të Partisë Demokratike për rikthimin e votës së lirë, e cila është themeli i demokracisë.
Pjesmarrjes së jashtëzakonshme të protestës sot i jane bashkuar masivisht edhe dibranët të drejtuar nga ish-deputeti i Partise Demokratike Xhemal Gjunkshi si dhe krerët e degës së PD. Burime nga dega e PD konfirmojnë që edhe sot janë mbi 4 mijë qytetarë nga Dibra në sheshin “Skëndërbej” të cilët  do të jane pjese e uraganit popullor te derdhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Kur PD dhe e gjithë opozita kërkon votën e lirë, kuptohet që dibranët janë ndër të parët që kanë protestuar si dhe janë përballur me dhunuesit e votës së lirë në vitin 2016, atje ku u bë një kasaphanë. Në Dibër u bashkua qeveria e korruptuar, oligarkia dhe mafia për të marr përdhunshëm zgjedhjet lokale përmes një rezultati aspak logjik duke fituar në Dibër me një diferencë votash që askush se beson. Dibra ishte laboratori ku u bë u bë eksperimenti për vjedhjen e zgjedhjeve një vit më vonë në gjithë Shqipërinë. Ndaj sot dibranët veç pjesmarrjes së jashtëzakonshme, entuziazmit do të jenë në protestën kombëtare madhështore të PD dhe me surpriza kuptohet që kanë të bëjnë me lirinë e votës dhe dosjen  e famshme 184 e cila ka xhevahire brenda, por Rama dhe mazhoranca përmes kontrollit në drejtësi po e frenojnë që të hapet dhe t’i dalin petët lakrorit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular