BallinaAktualitetVIDEO MESAZHI/ Basha: Mirësevini sonte në bashkimin popullor në Tiranë! Asnjë hap...

VIDEO MESAZHI/ Basha: Mirësevini sonte në bashkimin popullor në Tiranë! Asnjë hap pas!

Kryetari i opozitës Lulzim Basha, para pak minutash, ka bërë një thirrje të fuqishme përmes rrjeteve sociale, për shqiptarët kudo që ndodhet, që në orën 19:00 të mblidhen në bashkimin popullor dhe qytetar në Tiranë. Në mesazhin e shoqëruar me videon e mëposhtme, Basha shprehet:

“Bashkimi, pjesëmarrja dhe vendosmëria për ta çuar këtë betejë drejt fitores së sigurtë, është investimi më krenar për fëmijët, për të ardhmen e tyre dhe të cdo shqiptari.

Të rinj e të reja, studentë dhe profesionistë, pedagogë, artistë, intelektualë, mjekë infermierë dhe mësues, sipërmarrës të ndershëm dhe fermerë, pensionistë dhe të papunë, familjarë, prindër dhe bij e bija të shqiptarëve, mirësevini sonte në bashkimin popullor dhe qytetar në orën 19 në Tiranë. Asnjë hap pas!”

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular