BallinaKronikeProtesta/1700 police ne terren, gardh metalik, kamera me rezolucion të lartë

Protesta/1700 police ne terren, gardh metalik, kamera me rezolucion të lartë

Policia e Shtetit por edhe Garda, ashtu si edhe në rastet e tjera kanë marrë masa për mbarëvajtjen e protestës së sotme të opozitës në orën 19:00.

Në terren do të jenë të angazhuar 1700 forca policie, të cilat do t’i kushtojnë rëndësi ruajtjes së institucioneve.

Po ashtu, mësohet se para Ministrisë së Brendshme, por edhe Parlamentit do të vendosen gardhe metalike si edhe kamera me rezolucion të lartë, për fiksimin e atyre që kryejnë akte dhune.
Në gatishmëri janë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë si dhe autobotet me ujë.

Nga ana tjetër mësohet se Partia Demokratike ka kërkuar leje për protestë marshim tek Kryeministria dhe Parlamenti nga ora 19.00 deri në mesnatë, ndërsa policia e ka lejuar të protestojë vetëm para Kryeministrisë deri në orën 21:00.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular