BallinaAktualitetForza Italia: Kriza po prek majat në Shqipëri, qeveria italiane ta trajtojë...

Forza Italia: Kriza po prek majat në Shqipëri, qeveria italiane ta trajtojë seriozisht dhe me urgjencë

Deputetja italiane Erica Mazzetti nga Forza Italia kërkon nga qeveria e vendit të saj që të reagojë për krizën politike në Shqipëri, që sipas saj, po prekën majat.
Në një deklaratë, deputetja thekson se Shqipëria është në mesin e një krize të thellë institucionale teksa kryeministri Edi Rama paralajmëron shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Ajo thotë se është urgjente reagimi i qeverisë italiane, ne mbrojtje të qytetarëve italianë në Shqipëri.
Deklarata e plotë e deputetes italiane:
Shqipëria është në mes te një krize të thellë institucionale, siç raportohet edhe nga të gjitha mediat. Kryeministri Edi Rama po kërkon te shkarkojë presidentin Meta, menjëherë sapo ky i fundit mori vendimin për të anuluar datën e zgjedhjeve lokale, te cilat ishin në prag.
Ai e përkufizoi vendimin e presidentit si një vetëvrasje. Më herët, lideri i opozitës, Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike (anëtare e PPE), hoqi dorë nga mandati i deputetit, së bashku me të gjithë kolegët e partisë së tij, duke theksuar lidhjet e vazhdueshme ndër vite mes Ramës dhe lordëve të drogës, që eksportojnë pandërprerë drogë drejt Italisë. Basha e cilësoi në media kërcënimin e Ramës për shkarkimin e presidentit si një blof.
Tensioni në Shqipëri ka prekur majat. Kujtoj se janë të shumtë italianët që kanë kapërcyer Adriatikun dhe kane themeluar atje sipërmarrjet e tyre. Pra, është urgjente reagimi i qeverisë italiane, ne mbrojtje të qytetarëve tanë atje.
Lajmet politike që vijnë nga Shqipëria nuk mund të konsiderohen një kronikë e largët për ne. T’i kthejmë shpinën këtij realiteti do te ishte një sinjal i dobësisë së politikës tonë të jashtme.
Nga Shqipëria po na vjen një kërkesë e thekshme për ligjshmëri. Italia duhet t’u përgjigjet gjithmonë “këtu” këtyre kërkesave për ndihmë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular