Ka pasur një moment të pikant në konferencën për shtyp mes Edi Ramës dhe Jean Claude Juncker këtë të martë, 11 qershor, në Bruksel.
Duke folur per zgjedhjet ne Shqiperi, Presidenti i Komisionit Evropian tha se ato jane parashikuar te mbahen ne prill
Menjëherë ndërhyri Rama duke i thënë që “zgjedhjet mbahen në qershor”.
Me pas Juncker shtoi: Po, prilli ishte muajin e fundit pas muajit të fundit…
(Gazetarët qeshin)
Si per te ndrequr gabimin tha: Mezi pres te shoh Shqiperine qe ben progres prandaj prandaj ngaterrova prillin me qershorin.
Ky incident i shtohet Junker ne vazhden e incidenteve te tjera gjate karrieres ne krye te KE.
Në përfundim të konferencës mes të dyve, Rama i ka zgjatur dorën Junckerit, kurse ky i fundit i është afruar dhe e ka puthur në faqe.