BallinaAktualitetGjykata të shpallë arrestimin si të paligjshëm për protestuesit në Librazhd dhe...

Gjykata të shpallë arrestimin si të paligjshëm për protestuesit në Librazhd dhe të vendos lirimin e tyre!

Nga Ibri Sako

Gjykata të shpallë arrestimin si të paligjshëm për protestuesit e arrestuar në Librazhd dhe të vendos lirimin e tyre!

Të dashur miq, në protestën e zhvilluar ditën e enjte në Librazhd, ku qindra qytetarë të ndershëm protestuan kundër Edi Ramës, policia në shërbim dhe për interes të tij shoqëroj 27 persona dhe për 7 prej tyre lëshoj urdhër arresti!

Mes të arrestuarve janë ish Kryetari i PD Elbasan Aurel Bylykbashi, Kryetari Degës Librazhd Bujar Vreto, Sekretari Degës Librazhd Erlind Gurra, Kryetari Degës Prrenjas Arjan Karriqi, Sekretari Degës Prrenjas Leonard Ozuni, mbështetësi Bujar Kojku nga Librazhdi dhe mbështetësi ynë nga Gostima Dashamir Boja!

Pa prova dhe me urdhër politik këta persona po mbahen të arrestuar padrejtësisht!

Në emër të Partisë Demokratike Dega Cërrik, kërkojmë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, të zbatoj ligjin,të shqyrtoj provat dhe të mos lejoj mbajtjen në burg të qytetarëve të pafajshëm!

Gjykata të tregohet e drejtë dhe e logjikshme, duke mos u bërë palë e regjimit të kalbur të Edi Ramës!

Kemi bindjen se Gjykata do vendos drejtë dhe ligji do prevaloj mbi urdhërat politik!

Urojmë me shpirt që me plotësimin e 72 orëve Dashamir Boja të kthehet pranë vajzës së vogël 2 muajshe dhe tjerët pranë familjeve të tyre!

Respekte dhe mirënjohje për veprat e këtyre njerëzve të ndershëm dhe punëtor!

Autori eshte me profesion Jurist 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular