BallinaKryesoreAEL, qendra lider e Gjuhëve të Huaja dhe Eva Çota si histori...

AEL, qendra lider e Gjuhëve të Huaja dhe Eva Çota si histori suksesi

Të arrish suksesin në Shqipëri është e vështirë, për faktin se rrethanat janë të atilla,ku jo gjithçka varet nga ideja e qartë që mund të kesh, duke qenë se rrugës të dalin të papritura që nuk varen prej teje.
Të zhvillosh idenë që ke në kokë, që e ke konsultuar dhe rikonsultuar, në këtë vend të duhet realisht të guxosh më shumë se sa në një vend fqinj, e sidomos perëndimor.
Rasti është të flasim për një histori suksesi të një vajze e cila është vendosur në Tiranë me familjen e saj në moshën 13-vjeçare, i është dashur që veç shkollimit në metropolin shqiptar Tiranë të përballojë dhe jetesën pas studimeve, të zgjidhë sfidën e punësimit, sfidë që për secilin është një fjalëkryq, që kërkon zgjidhje.
Bëhet fjalë për Eva Çotën, e cila ka ditur t’i japë zgjidhje këtij fjalëkryqi si rrallë nga bashkëmoshatarët e saj. Eva, vjen nga Libazhdi në kryeqytet me familjen në vitin 2002. Ka kryer shkollën e mesme “Besnik Sykja” si dhe u diplomua në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, dega Anglisht. Pas një eksperience në mësimdhënie që studente, Eva Cota, guxoi dhe themeloi Academy of European Languages (AEL), të cilën e drejton prej 6 vitesh, një qendër lider në mësimdhënie dhe jo vetëm, por sot dhe me portofol të pasur shërbimesh me të cilat do të njiheni në këtë speciale.
Për të ardhur deri në këtë pikë, në këtë moment suksesi, Eves i është dashur shumë punë, sforco, e sot ajo ndihet krenare për çfarë ka arritur pavarësisht lodhjes dhe peripecive që ka kaluar.
Suksesi i Evës në sipërmarrjen e saj, në fakt për energjinë dhe guximin, aftësinë që ka, nuk ka habitur shumë, por ka impresinonuar për hapat viganë që ka hedhur nga themelimi i AEL deri në stadin ku ka arritur aktualisht për numrin e shumtë të nxënësve dhe portofolin e shërbimeve që ofron. Pedagoge e Eva Cotës, Prof.Shpresa Delia do të shprehej në 5-vjetorin e AEL se ndihej krenare për arritjet e Evës me atë cfarë ajo ka dhënë profesionalisht me themelimin e Academy of European Languages (AEL).

Kush është Eva Çota dhe starti i AEL
Eva Çota u lind në Librazhd në korrik 1989. Ajo vjen nga një familje e thjeshtë dhe punëtore.
Në vitin 2002 familja e saju zhvendos në Tiranë për të siguruar një jetë dhe të ardhme më të mirë.
Eva përfundoi shkollën e mesme në gjimnazin Besnik Sykja e më pas vijoi studimet e larta Bachelor dhe Master në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të huaja, Dega Anglisht, në vitin 2007-2012. Vite më vonë,  në 2017 vendosi të ndjekë studimet sërish, në një profil  të ri: Master në Administrim Biznesi pranë Universitetit Polis.
Gjatë kohës qe ishte ende studente, në fillim të vitit të dytë të fakultetit (nëntor 2009) ajo u angazhua për herë të parë në mësimdhënie.  Nxësësit e saj të parë ishin fëmijë. Kontakti i parë me ta dhe marrëdhënia e krijuar qëlloi të ishte një ogur fatsjellës për të ardhmen e karrierës së saj. Që prej nëntorit 2009, ajo për asnjë moment nuk u shkëput më nga mësimdhënia. Me kalimin e viteve punoi edhe për disa qendra të tjera të gjuhëve të huaja me qëllim krijimin e më shumë përvojave profesionale. Përpos mësuesisë, Eva e ka provuar veten edhe në fusha të tjera si menaxhimi, konsulenca, marketingu, shitjet, etj.
Në mesin e vitit 2013, ndërkohë që ishte e punësuar në një librari ndërkombëtare, së bashku me kolegen e saj filluan të projektonin një ide e cila do të konsistonte në marrjen e një ambienti me qera për të dhënë mësim Anglisht pasditeve, kjo për të siguruar një rrogë sado të vogël ekstra.
Nuk mjaftonte vetëm ideja e qartë e biznesit dhe vullneti për ta realizuar atë që projekti të merrte jetë. Aspekti financiar ishte po aq i rëndësishëm. Në atë periudhë dihej shumë pak mbi investitorët e Start-up-eve, kështu që sigurimi i të ardhurave për të filluar, ishte sfida e parë. Në kushtet e mësipërme, Eva dhe kolegia e saj vendosën t’ja nisin nga A-ja duke përdorur ato pak kursime të muajve të fundit.

Nga hapat e parë të AEL,sot qendra lider e gjuhëve të huaja
1 tabelë, 1 tavolinë, 5 karrige, 3 nxënës dhe shumë pasion për mësimdhënien, mjaftuan që Academy of European Languages të hapë dyert në 4 Tetor 2013. Fillimi nuk ishte aspak premtues. Deri në fund të tremujorit të parë zor se ishin bërë 10 nxënës. E gjendur përballë kësaj vështirësie, kolegia vendosi të hiqte dorë nga Academy of European Languages. Përballë këtij fakti të kryer, Eva duhet të zgjidhte nëse do të hiqte dorë edhe ajo nga ëndrra e saj.
Vendimi nuk  është vështirë për tu marrë kur udhëhiqesh nga instikti dhe besimi në atë që di të bësh. Kështu AEL mori një rrjedhë të re. Në fund dhjetori 2013 nisën veprimtaritë e para edukativo- kulturore të cilat tashmë janë kthyer në laitmotivin e punës së qendrës. Muaj pas muaji organizohej një veprimtari e re, por në fokus kishte gjithmonë fëmijët. Muaj pas muaji e vit pas viti numri i nxënësve në qendër u rrit ndjeshëm, qendra u zgjerua me më shumë klasa dhe stafi gjithashtu u rrit.
Në 6 vite, AEL numëron mbi 50 aktivitete të rëndësishme ekstra-kurrikulare me qëllim promovimin dhe nxitjen e nxënësve për të mësuar, ndryshe nga çdo qendër tjetër tradicionale e gjuhëve të huaja në Tiranë. Kjo është realizuar nëpërmjet praktikës dhe veçanërisht argëtimit e udhëtimeve, dhe rezultatet kanë qenë përtej pritshmërive. Aktualisht AEL numëron mbi 200 nxënës dhe 6 klasa të pajisura me të gjitha kushtet bashkëkohore për të ofruar mësimdhënie cilësore. AEL ofron kurse të gjuhëve të huaja për fëmijë, adoleshentë e të rritur për të gjitha nivelet dhe grupmoshat. Kurset e gjuhëve janë të përgjithshme dhe për qëllime specifike si biznesi, mjekësia, etj. Botimet më të fundit të shtëpive botuese prestigjoze ndërkombëtare janë gjithashtu faktorë të suksesit.

Çfarë i bën të vecanta aktivitetet ekstrakurrikulare të AEL?

Çdo veprimtari e organizuar për fëmijët ka së pari një qëllim edukativ, e më pas edhe argëtues. Misioni ynë është që nëpërmjet gjuhëve të huaja të përcjellim dije dhe vlera që fëmijëve ju duhen për gjithë jetën. Në këtë kuadër do të veconim projektet më të fundit inovative me në qendër Start-upet. Edukimi i fëmijëve që në moshë të vogël për të ideuar dhe zhvillluar ide biznesi ka qenë risia më e fundit e sukssesshme e cila jo vetëm i përgatit fëmijët përt të ardhmen. Këto janë mbështetur gjithashtu nga Swiss EP, program i ambasadës Zviceriane që është në shërbim të Start-up-eve duke ofruar konsulencë të vazhdueshme sipërmarrësve të rinj. Në prezencë të ekspertëve të programit, nxënësit tanë patën mundësinë të ideojnë, projektojnë dhe zhvillojnë ide biznesi dhe t’i prezantojnë përpara tyre në një minutë (elevator pitch). Standarti i projekteve të tyre ishte i admirueshëm, i kombinuar gjithashtu edhe me nivelin e lartë gjuhësor të fëmijëve. Këto projekte ju kanë bërë të mundur fëmijëve që të zhvillojnë konceptin e sipërmarrjes si dhe ju kanë hapur rrugën për trajnime ku do të mund të thellojnë njohuritë mbi zhvillimin e ideve të biznesit.

Vec kësaj, aktivitete të tjera janë realizuar në lidhje me ndërgjegjesimin për edukimin fizik, të ushqyerit, kujdesi për veten, etj. ku janë ftuar ekspertë të fushave përkatëse për të ndarë me fëmijët dhe prindërit këshilla dhe sugjerime dhe konsulta mjaft të dobishme.

Orët mësimore shpesh realizohen edhe jashtë ambienteve të klasës, dhe në përputhje me programin mësimor realizohen veprimtari të ndryshme, eksplorim i natyrës, vizitë në vende historike dhe kulturore. Të shpeshta janë edhe orët praktike në klasë ku fëmijët gatuajnë, modelojnë, aktrojnë e shumë aktivitete të tjera të cilat nxitin imagjinatën e tyre dhe i shërbejne të mësuarit (learning by doing).

Asnjë veprimtari nga sa përmendëm më lart nuk do të ishte aq e suksesshme pa përgjegjshmërinë e lartë dhe kujdesin e vecantë të stafit të qendrës. Mësueset e AEL japin kontributin e tyre maksimal duke i kushtuar vëmendje cdo fëmije, dhe duke siguruar mbarëvajtjen e cdo projekti nga fillimi deri në fund. Puna në grup është celësi e suksesit. Këtë frymë bashkëpunimi stafi jua përcjell vazhdimisht edhe nxënësve duke dashur të përcjellë vlera dhe aftësi të rëndësishme për të ardhmen e tyre.

Sfidat
“Dy vitet e para më është dashur të punoj vetëm sepse ishte e pamundur të mbaja staf tjetër për shkak të numrit të vogël të nxënësve. Punoja nga e hëna në të hënë, pa orar. Duhet të isha sekretarja, mësuesja, pastruesja. Nuk më shqetësonte aspak kjo, por vetëm fakti se nuk më dilte koha për ti realizuar të gjitha detyrat që i caktoja vetes. Isha e angazhuar njëkohësisht edhe në një punë me kohë të plotë dhe kjo më kufizonte. Por nuk hoqa dorë kurrë. AEL ishte si ajo foshnja e sapolindur për të cilën nëna nuk e ka opsion kujdesin dhe rritjen. Dhe kështu ditë pas dite u rritëm bashkë” thotë Eva Çota për startnews.al.
Tashmë pas pothuajse 6 vitesh në treg, me një emër të afirmuar, AEL vjen pranë klientëve të saj me një portofol të pasur shërbimesh: kurse të gjuhëve të huaja, kompjuteri, pikture, kamp veror, dhe risia e vitit të ri akademik  është program “After school” për nxënësit e klasave 1-9.
Vit pas viti AEL sjell programe dhe veprimtari të reja dhe e ardhmja  është e sigurt që ka rezervuar shumë surpriza. Mbetet vetëm t’ja lëmë kohës për t’i zbuluar.

Facebook: https://www.facebook.com/ael.albania/

Cel: 069 36 58 864    E-mail: [email protected]

Albumi me foto nga mësimi në qendren AEL dhe aktivitetet

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular