BallinaAktualitetBardhi: Të besosh se do të luftojë pastrimin e parave Taulant Yaris/Bego,...

Bardhi: Të besosh se do të luftojë pastrimin e parave Taulant Yaris/Bego, si të besosh se hiena do të bëhet vegjetariane

Nga Gazmend Bardhi

Është revoltuese, kur dëgjon Taulant Ballën t’u flasë shqiptarëve për luftë kundër pastrimit të parave të pista.
Të presësh që Taulant Yaris alias Taulant Bego të luftojë pastrimin e parave, është njësoj si të besosh që hijena do të bëhet vegjetariane.
Taulant Balla duhet të sqarojë së pari, përfshirjen në pastrimin e parave të 3.5 milionë eurove me Toyota Yaris.
Kush ka durim t’u hedhe një sy arkivave, do të kuptojë se ky është një nga skandalet më të mëdha të kësaj qeverisjeje, për mbulimin e të cilit Kryemjeshtri i pastrimit të parave, Edi Rama keqpërdori prokurorinë e tij për të rikthyer artificialisht në vëmendje çështjen e lobimit të PD në SHBA.
Nuk ka shqiptar me dy pare mend të besojë se Taulant Balla do të luftojë pastrimin e parave të miqve të tij trafikante ndërkombëtar të drogës.
Taulant Yaris/Bego, që pavareissht se me nje rroge shteti, zotëron pasuri marramendëse në Tiranë dhe jeton në luks, nuk ka fuqi as të luftojë krimin, as të luftojë pastrimin e parave të krimit e të korrupsionit.
Taulant Balla dhe shefi i tij, Edi Rama do të japin shpejt llogari për vjedhjen e shqiptarëve, për pastrim parash dhe për çdo krim tjetër kundër qytetarëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular