BallinaAktualitetPD Lushnjë me kryetar të ri. Saimir Korreshi: Do të punoj për...

PD Lushnjë me kryetar të ri. Saimir Korreshi: Do të punoj për fitoren

Sot në Lushnjë janë zhvilluar zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike, ku ka dalë fitues Saimir Korreshi perballë Pandeli Bocit. Korreshi ka studuar drejtësi në universitetin La Sapienza, ai është avokat dhe ka një reputacion të shkëlqyer në Lushnjë.

Pas fitores, kryetari i ri indegës së Lushnjës garantoi demokratët se do t’i pëkushtohet fitores së PD dhe jo karrierës apo përfitimit personal.

Fjala e Saimir Korreshit pas fitores së zgjedhjeve në degën e PD në Lushnjë:

“Falë mbështetjes suaj, nga sot karriera ime politike ka marrë një drejtim të ri, si Kryetar i Degës së Partisë Demokratike Lushnje.

Për këtë ju jam thellësisht mirënjohës, secilit prej jush, emër për emër!

Besimin tuaj e konsideroj jo vetëm si vlerësim të jashtëzakonshëm, por mbi të gjitha si përgjegjësi të cilën duhet ta menaxhoj me kujdes, duke patur gjithmonë në konsideratë që të mos zhgënjej kurrë besimin e marrë sot prej jush.

E shkuara shumë e afërt e Degës sonë na ka treguar se për interesa të ngushta personale, pavarësisht mbështetjes së sinqertë që demokratët të kanë dhënë, mund të rrënosh besimin e tyre brenda ditës. Mund të marrësh vendime të rëndësishme politike pa i pyetur ato dhe pa u interesuar për sakrificën dhe interesat e tyre. Mund të largosh dhjetra demokratë, vetëm për shkak se nuk ndajnë të njëjtin mendim me ty. Ky model arrogant i drejtimit të Degës sonë fatmirësisht mori fund njëherë e përgjithmonë që nga 16 Shkurti 2019.

Unë do jem në drejtimin e Degës për t’i shërbyer demokratëve dhe qytetarëve të Lushnjes, për ta shndërruar Partinë Demokratike fituese në Lushnje, jo për përfitime personale, jo për karrierë personale, dhe për luftë me personalitetet me kontribut në Degë. Secili demokrat do jetë pa asnjë dallim bashkëpunëtori im. Interesi ynë i përbashkët është dhe do të mbetet Partia Demokratike, familja e vlerave europiane, lirisë dhe shpresës për shqiptarët.

Dua të shpreh mirënjohjen time edhe për Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë z. Lulzim Basha, për besimin që më dha duke me kandiduar për pozicionin e Kryetarit të Degës. Dua ta garantoj atë, në emrin e çdo demokrati lushnjar, se kemi qenë dhe do të jemi, krah tij, në betejën për Shqipërinë si gjithë Europa.

Partia Demokratike mbi interesin personal. Ky është modeli që unë do vë në jetë, duke filluar nga sot.

Edhe njëherë, shumë faleminderit për mbështetjen dhe kam bindjen se ajo do të jetë e vazhdueshme, për të arritur objektin tonë të përbashkët: Fitoren e padiskutueshme të Partisë Demokratike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular