BallinaShow BizzErmal Mamaqi i mëson Taynës pozicionin perfekt, 22-vjeçarja i kërkon vetëm ta...

Ermal Mamaqi i mëson Taynës pozicionin perfekt, 22-vjeçarja i kërkon vetëm ta shijojë

Tayna është një nga reperet më të komentuara në rrjetet sociale. 22- vjeçarja ka arritur të fitojë famë dhe vëmendjen maksimale të të gjithë ndjekësve me çdo dalje në publik, por dhe intervistat ekskluzive të cilat nuk kanë qenë të shpeshta nga ana e këngëtares.

Megjithatë, ajo ka preferuar që gjatë tyre të tregohet e sinqertë dhe të zbulojë se si ka shkuar deri më tani rrugëtimi i saj apo koncertet e mbajtura brenda dhe jashtë trojeve të Shqipërisë. Një ndër më të komentuarat ka qenë ajo në “Xing me Ermalin”, e cila deri më tani numëron 800 mijë klikime në kanalin e “Youtube”, duke treguar njëherazi interesin e madh të të gjithë fansave.

TAYNA ERMAL KOMENT1

Moderatori Ermal Mamaqi ka vendosur të lërë një koment në foton e publikuar nga reperja, i cili ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve. “Tayna, lal, duhet të ulesh nga ana tjetër. Ajo e gjata aty përballë është mbështetësja. Këto dy anash janë për duart. Atë poshtë e ke ok, domethënë aty e ke gjet, se për t’u ulur është”, shkruajti Ermali në foton më të fundit të publikuar nga Tayna.

TAYNA ERMAL KOMENT

Megjithatë, pas këtij komenti me pullë të kuqe siç e konsideruan fansat, nuk vonoi as përgjigja e saj, e cila vijonte duke thënë: “Lal, edhe titullin ‘2 gisht mjaltë’ nuk e kemi kuptuar, por na pëlqeu filmi. Thjesht shijo pamjen!”.

Siç duket, Tayna ka preferuar t’i përgjigjet publikisht me një koment i cili është duartrokitur shumë nga ndjekësit në llogarinë e saj. Kujtojmë se 22-vjeçarja e nisi karrierën me këngën “Columbiana”, e cila ishte një bashkëpunim ne Don Phenom, ndërsa sot ajo është kthyer në një nga këngëtaret më të pëlqyera të momentit.

tayna

Kujtojmë që pak kohë më parë, Tayna u akuzua se bën hit-e, duke promovuar drogën dhe seksizmin. Tayna u vetëmbrojt, duke thënë se këngëtarët nuk kanë rolin e prindërve dhe se fëmijët janë në duart e familjes, jo të artistëve. Ajo u shpreh se detyra e tyre është të argëtojnë të rinjtë dhe jo t’u mësojnë të përdorin drogën.

Ishte deputeti i Kosovës, Haxhi Avdyli, i cili hapi debatin, pasi propozoi në Komisionin për Shëndetësi që të ndalohet promovimi i këngëve ku përmendet droga. Përdorimi i fjalëve ku promovohet droga, dhuna dhe seksi është kthyer në një trend në muzikën e reperave jo vetëm të brezit të ri, por edhe atyre reperave shqiptarë e kosovarë që nisën karrierën para dy dekadave.

PANORAMA PLUS

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular