BallinaAktualitetParashikimi i yjeve për ditën e sotme, e hënë 17 qershor 2017

Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, e hënë 17 qershor 2017

DASHI
Keni filluar të lëvizni në shumë drejtime duke rrezikuar të bëni edhe
ndonjë gabim. Mendojini mirë gjërat përpara se të jetë shumë vonë.
DEMI
Me një euforizëm që do ju shoqërojë sot do të tentoni të hidheni në
një aventurë. Bëni ato gjëra që doni, por më përpara shikoni të mos
vini në rrezik qetësinë tuaj.
BINJAKET
Mund të filloni të bëni projekte në mënyrën më origjinalë për të
organizuar planet tuaja. Tregohuni të sinqertë me partnerin edhe pse
me kusht që do ju duhet të pranoni disa gjëra që nuk ju pëlqejnë.
GAFORRJA
Mund të flisni sinqerisht me personat që njihni, sepse kështu nuk do
të rrezikoni të keqkuptoheni. Me partnerin çdo gjë do të jetë në
lartësinë e duhur, ndërsa bëni pak kujdes me shpenzimet gjatë ditës.
LUANI
Me Marsin dhe Saturnin në shenjë nuk ju leverdis të sfidoni fatin sot.
Pranoni ato gjëra që keni e gëzoni një moment qetësie. Nesër do të
jetë një ditë tjetër për të menduar se çfarë do të bëni.
VIRGJERESHA
Mund të përballoni me kurajë ato gjëra që nuk ju pëlqejnë në mënyrë që
të rregulloni një situatë të vështirë për të hapur rrugën për gjëra të
reja dhe impenjative. Në dashuri jeni me fat e do të jeni tregoheni
tepër xhentil me partnerin.

PESHORJA
Mos harroni se Marsi dhe Saturni do ju pengojnë të bëni gabime si në
çështjet e parave po ashtu edhe në ambientin e punës. Për partnerin
mos u shqetësoni sot, por kushtojini pak më shumë kohë vetes suaj.
AKREPI
Sot gjatë gjithë ditës do të jeni në komunikim me njerëz dhe kjo do të
rrisë aftësinë tuaj për të menaxhuar situatat dhe për të marrë nga të
tjerët më të mirën.
SHIGJETARI
Sot mund të përdorni optimizmin tuaj për të përballur një situatë që
mund të bëhet jo fort e këndshme nga momenti në moment. Një
ballafaqim edhe pse jo shumë i këndshëm do të jetë i nevojshëm sot.
Një kujdes më i madh për shpenzimet nuk do të jetë i pavend.
BRICJAPI
Mund të merreni me veten tuaj edhe pse do të lini pas dore detyrat e
përditshme duke i lënë më shumë hapësirë kënaqësive. Në mbrëmje do të
reflektoni mbi gjërat që do të bëni gjatë gjithë ditës.

UJORI
Evitoni të merrni një pozicion shumë polemik duke evituar çdo diskutim
mbi argumente jo shumë të rëndësishëm. Në dashuri tregohuni më të
kujdesshëm ndaj nevojave të partnerit.
PESHQIT
Mund të shfrytëzoni rastet që do të mund t’ju ofrojë Venusi, për tu
argëtuar me shoqërinë, duke i lënë mënjanë problemet e punës dhe tekat
e partnerit. Bëni kujdes me shpenzimet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular