BallinaAktualitetÇfarë i ka ngelur Besës dhe Ramës për të thënë kur teza...

Çfarë i ka ngelur Besës dhe Ramës për të thënë kur teza e matematikës del ende pa filluar provimi

Nga Luçiano Boçi

Çfarë i ka ngelur Besës dhe Ramës për të thënë kur teza e matematikës del që në 10.00 ende pa filluar provimi? Për çfarë do t’i flasin maturantëve këta derdimenë, dallkaukë e mashtruesë kalibri?! Për meritë?! Për drejtësi?! Për cilësi?!

Pafytyrësia e tyre kalon çdo cak.

Apo për modelin e hajdutërisë, krimit, grabitjes së meritës, pelivanllëkut të poshtër që po e instalojnë që në gjenezë të brezave?! Këtë po! Këtë e bëjnë çdo ditë me pasion. Prandaj merreni këtë paçavure! Merreni e quajeni si të doni. Fushatë karrikesh, gallatë arsimore, kënetë shkollash, tallje masive maturantësh, poshtërim dijesh…

Por Maturë Shtetërore mos e quani më! Edhe asaj i keni dhënë pamjen e shëmtuar dhe përbuzëse të qeverisjes suaj!

Besa largohu një orë e më parë…

Maturantët nuk janë FBI-ja, por janë e ardhmja e vendit, të cilët sot ju po e merrni në qafë…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular