BallinaKronikeProtestë për Suela Mustën, Klodiana Lala: Për dosjen Tahiri dhe 339 asnjë...

Protestë për Suela Mustën, Klodiana Lala: Për dosjen Tahiri dhe 339 asnjë i arrestuar, kapen me gazetarët…

Një grup gazetarësh por edhe qytetarë të thjeshtë janë mbledhur para pak çastesh përpara Prokurorisë së Përgjithshme në protestë për arrestimin e paligjshëm të gazetares Suela Musta.

Ajo u arrestua disa ditë më parë gjatë një operacion të Policisë por që ditën e djeshme u lirua nga qelia duke iu dhënë masa “arrest shtëpie”.

Gazetarët kërkojnë nga Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku që të pranojë gabimin lidhur me arrestimin e saj, duke e quajtur si një kërcënim për median dhe gazetarët.

Më poshtë janë disa nga reagimet e gazetarëve dhe aktivistëve të dhënë për mikrofonin e Fax Neës, ku dënuan sjelljen e Policisë dhe prokurorisë me gazetaren Suela Musta.

Dritan Laçi: Arrestimi saj tregon se mund të kemi me diçka që ka prapavijë politike. Gazetarët e njohin shumë mirë presionin e këtij represioni shtetëror. Suela është para drejtësisë dhe është ajo që do të jepë versionin e saj, por jemi këtu për të dënuar dhunën ndaj gazetarëve. Sa i përket medias jemi koshient se dhuna ndaj tyre sa vjen dhe po shtohet, dhe për këtë jemi koshient.

Aulon Kalaja: Dal këtu për t’u solidarizuar. Policia merret me Suelën dhe publikun që të shmanget vëmendja nga problemet e tjera. Ndoshta pronarët e telivizioneve nuk i lejojnë që të vijnë në protestë por që ka shumë gazetarë të tjerë që duan të vijnë në protestë.

Klodiana Lala: Në fakt nuk jam këtu për të thënë se Suela është e fajshme apo e pafajshme, kjo është punë e drejtësisë. Së paku duhej të ishte humane drejtësia ndaj saj. Sepse ne kemi dhënë masa më të lehta për politikanë të korruptuar, për banda kriminale. Pse duhej të jepej një masë e tillë kur mund të hetohej në gjendje të lirë. Sa herë ju prezantohet e kujtohet karta e vettingut prokurorët dhe gjyqtarët bëjnë çfarë ju thonë. Jam e interesuar që Suela të na dëshmojë se ajo është e pafajshme ashtu siç ne e njohim për profesionalizmin e saj. Drejtësia duhet të jetë më e kujdesshme ndaj gazetarëve dhe çdo lloj qytetari. Kemi dosjen 339, dosjen Tahiri etj, dhe askush nuk është prapa hekurave, por kemi Suela Mustën që nuk përbën kërcënim, tentativë për të manipuluar provat apo për të ikur nga vendi.

Ndërkohë përfaqësuesja e një organizate të të drejtave të grave tha se, rasti i Suelës është një rast i një dhune të organizuar shtetërore. Ajo tha se asgjë nuk është bërë në mënyrë rastësore pasi sipas saj, që në fillim iu bë publik emri, pozicioni i punës etj.

Kërkoj nga mediat që të kërkojnë dënimin e këtij akti ndaj kësaj zonje. Dëmi që i shkaktohet deri në momentin që nuk është caktuar fajësia është shumë i madh moral dhe shoqëror.

“Zonja Marku, prano se arrestimi i Suelës ishte i paligjshëm ose prano provat e mjaftueshme se je e paaftë”, ishin fjalët e shkruara në një nga pankartat që u vednosën në hyrje të godinës së Prokurorisë së Përgjithshme.

Image

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular