BallinaAktualitetBashkia Lezhë i kerkon KZAZ lirimin e ambienteve deri në orën 16:00....

Bashkia Lezhë i kerkon KZAZ lirimin e ambienteve deri në orën 16:00. S”ka zgjedhje në 30 qershor

Në bazë të dekretit të presidentit për zhdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, që ka hyrë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare, Bashkia e Lezhës ka kërkuar që të lirohen të gjitha ambientet dhe të hiqen listat e shpallura të zgjedhësve.

Ka qenë kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj ai i cili ka drejtuar një letër KQZ-së.

Bashkia Lezhë përmes një letre drejtuar KZAZ nr. 13 në këtë bashki kërkon lirimin vullnetarisht të ambienteve të shkollës ‘Besëlidhja’.

Nëse nuk do largohen deri në orën 16:00 të ditës së sotme, kryetari i bashkisë Lezhë Fran Frrokaj shkruan se do të ndërhyhet në bazë të ligjit dhe dekretit të Presidentit.

Gjithashtu ai bën thirrje edhe për heqjen e afishimit të listave të zgjedhësve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular