BallinaAktualitetFlet Dhurata Çupi: Më shoqëruan dy policë të RENEA, ndenja 30 minuta...

Flet Dhurata Çupi: Më shoqëruan dy policë të RENEA, ndenja 30 minuta në komisariat ku…

Ish-deputetja e PD-së, Dhurata Çupi ka reaguar pas shoqërimit në polici, ditën e sotme, pas tensioneve të ndodhura gjatë paradites në KZAZ-në numër 16 në Burrel, ku mbështetësit e opozitës dogjën materialet zgjedhore.

Ajo thotë se u shoqërua nga dy policë të Reneas, të cilët nuk i kishin dhënë asnjë sqarim. Ajo shton më tej se në komisariat kishte ndenjur 30 minuta dhe se më pas kishte dalë.

Tek Ura e Matit isha me Kryetaren e Forumit Rinor dhe me shoferin tim në makinën e Kryetarit të forumit, Denisa Vata. Nuk më dhanë asnjë shpjegim, më shoqëruan. Ishin dy policisë të RENEA me automatikë. Ndejta rreth 30 minuta në komisariat, plotësova një formular me gjeneralitetet e mia. Më pas u lirova. E para ju shikoni, e dyta kemi edhe foto brenda komisariatit. Unë nuk dua të bëj heroinën, pasi kishte shumë heronj të vërtetë, qytetarë të shoqëruar. Janë shumë djem e vajza të të shoqëruar”,- tha Çupi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular