BallinaKryesorePërgjimet, Basha reagon me mesnatë: Kriminelët e zgjedhjeve shesin moral, Spahia arrestohet

Përgjimet, Basha reagon me mesnatë: Kriminelët e zgjedhjeve shesin moral, Spahia arrestohet

Pas publikimit të përgjimeve të reja nga gazeta gjermane “Bild’  kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar sërish.

Në postimin e tij të fundit në Facebook Basha thekson se kriminelët e zgjedhjeve po i shesin moral popullit në studiot televizive, ndërkohë që ish-deputeti Spahia u arrestua pse protestoi kundër krimeve të tyre. ”

Kriminelët e zgjedhjeve po i shesin moral popullit në studiot televizive. Bardh Spahia arrestohet pse protestoi kundër krimeve të tyre. Ne nuk do të ndalemi derisa ta shporrim këtë bandë dhe kreun e saj!,”-përfundon Lulzim Basha.

Këtë të mërkurë Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar 10 audio-përgjime të reja të dosjes “184” të zgjedhjeve të pjesshme vendore në Dibër në vitin 2016.

Në këto audio-përgjime dalin emrat e ish-ministrit Damian Gjiknuri, ish-ministrit Saimir Tahiri, deputetit Ulsi Manja, deputetit Xhemal Qefalia, ish-shefit të komisariatit Dibër Robert Aga, Ymer Lalës, përgjegjësi i OSHEE në Dibër Bekim Krashi dhe disa personave të tjerë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular