BallinaAktualitetDhunojnë e qytetarët e përndjekin opozitën, ja premtimi i Bashës nga Sandër...

Dhunojnë e qytetarët e përndjekin opozitën, ja premtimi i Bashës nga Sandër Lleshaj tek Ardi Veliu

Premtimi i Bashës për ata që po dhunojnë qytetarët dhe po përndjekin opozitën nga Sandër Lleshaj tek Ardi Veliu: Në qelinë ku sot është Bardh Spahia do të jetë njëri nga ju nesër.

Tani dua të them edhe dy fjalë për të gjithë ata që i shërbejnë në mënyrë të verbër Edi Ramës në misionin e tij për të dhunuar qytetarët dhe duke përndjekur opozitën.

Edi Rama nuk do t’ju mbrojë dot më.

Nëse sot ai ju bën të ndjeheni të fortë dhe të paprekshëm, kur dhunoni njerëzit, nesër, do të provoni në palcë forcën e drejtësisë.

Çdo regjim kriminal dhe diktatorial ka gjithmonë veglat e tij dhe, nëse bashkë me drejtuesit e këyre regjimeve, nuk dënohen edhe veglat e tyre, nuk do ketë asnjëhere drejtësi dhe përparim, siç nuk nuk ka patur asnjëhere.

Sandër Lleshaj është sot vegla më e ftohtë dhe e pashpirt e Edi Ramës

Në misionin e tij për të dhunuar opozitën, për të luftuar popullin, për të nxitur vëllavrasje, shkëlqen Sandër Lleshaj, që duket i lumtur për shërbimin e tij.

Shumë shpejt ai do të mbajë përgjegjësi për helmimin, dhunimin dhe persekutimin, që u ka bërë qytetarëve për të mbrojtur Edi Ramën.

Secili prej jush banditë me dhe pa uniformë, nga Ardi Veliu, polici kriminel, manipulator i hetimit të Agron Xhafajt deri tek Roland Hysat me shokë që marrin pjesë zellshëm në shkeljen e ligjit dhe dhunimin e qytetarëve dhe kundërshtarëve politkë, edhe ju do të jeni në burg shumë shpejt.

Në qelinë ku sot është Bardh Spahia do të jetë njëri nga ju nesër. Në qelitë ku ndodhen burra dhe gra protestues, baballarë dhe nëna, të rinj e të reja, do të jeni ju.

Të gjithë ata drejtues policie, të gjithë ata prokurorë dhe të gjithë ata punonjës të organeve ligjzbatuese, që janë venë në shërbim të Edi Ramës për qëllimet e tij kriminale të mbajtjes së pushtetit përmes bashkëpunimit me krimin, vjedhjes së zgjedhjeve dhe dhunimit të qytetarëve, do të mbajnë përgjegjësi para drejtësisë.

Nuk do të ketë asnjë normalizim politik në Shqipëri pa mbajtur përgjegjësi edhe veglat e Edi Ramës.

Shqipëria ka nevojë për një operacion të thellë për të hequr kancerin e së keqes dhe të tillë do ta ketë.

Ajo pjesë e policisë, prokurorisë, administratës që do të mbetet do të jetë vetëm pjesa e ndershme, e aftë dhe që punon për interesin publik.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular