Pas apelit për të protestuar si qytetarë të lirë, kryedemokrati Lulzim Basha ka një tjetër mesazh pak orë para protestës së 9-të kombëtare të opozitës. Përmes një videomesazhi Basha tregon situatën në vend dhe thotë se është koha që sot të protestohet për Shqipërinë, duke mos bërë asnjë hap pas.
MESAZHI I BASHES
“500 mijë shqiptarë jetojnë si azilkërkues rrugëve të Europës.
450 mijë shqiptarë janë të papunë.
Ndërsa:
2 miliardë euro janë harxhuar për 14 konccesione korruptive.
Boll më me Shqipërinë që duan ata!
Është koha për Shqipërinë e gjithë shqiptarëve!
Asnjë hap pas!
21 qershor, ora 20.00 #shqiperiasieuropa