BallinaAktualitetMasa për protestuesit e Kukësit, kreu i PD Arif Rexhmati: Vendim politik

Masa për protestuesit e Kukësit, kreu i PD Arif Rexhmati: Vendim politik

Pas vendimit të Gjykatës së Kukësit, për të lënë në “arrest shtëpie” 4 të protestuesit e arrestuar pas sulmeve në ambjentet e KZAZ-së nr 11 në Kukës ka reaguar edhe kreu i Partisë Demokratike në këtë qark, Arif Rexhmati.

Për mediat Rexhamit ka theksuar se vendimi i Prokurorisë është vendim politik dhe me këto vendime nuk mund të rrijë kurrë në qevëri dhe nuk mund të fitojë zgjedhje.

Arif Rexhmati: Këta lënë jashtë burgjeve kriminelët dhe fusin në burg punonjësit e bashkisë, apo anëtarët e PD-së, të cilët mbrojnë institucionin nga shkelësit e ligjit, nga ata që po kriminalizojnë Shqipërinë me drogë dhe me vjedhje të votave, të pasurisë.

Sot ishte dënimi arrest shtëpie për 4 të ndaluarit, ishte një hap më shumë kur Rama në ikje e sipër po përdor të gjitha metodat jo ligjore, duke urdhëruar prokuorinë që të japë pretenca të tilla. Aty ishin persona që skanë pasur probleme me ligjin. Është haptaz një vendim politik që avokati mbrojtës do të ushtrojë të drejtën ligjore duke ankimuar. Por  e themi edhe një herë që me vendime të tilla Rama nuk mund të rrijë në qeveri dhe Rama nuk mund të marrë zgjedhje as me 30 dhe asnjëherë.

Ne i bëjmë thirrje policisë së shtetit, strukturave që e duan shtetin të mos bëhen vegël e Ramës.

Nga ambientet e Gjykatës të arestuarit që do shkonin në arrest shtëpie kanë dalë me gishtat lart.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular