BallinaAktualitetTelefonata e ministrit italian/Çfarë i tha Ramës dhe Bashës për 30 qershorin

Telefonata e ministrit italian/Çfarë i tha Ramës dhe Bashës për 30 qershorin

Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Enzo Milanesi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha.

Ministri italian e vuri theksin tek domosdoshmëria e respektimit të rregullave të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Gjithashtu, Milanesi tha se është e rëndësishme që me 30 qershor ta shmanget çdo element dhune.

“Ka një rëndësi të madhe për të siguruar respektimin absolut të rregullave themelore të demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Pavarësisht diferencave që keni ju si kundërshtarë politik është e domosdoshme të shmanget çdo formë e dhunës dhe të manifestohet respektimi i opinioneve dhe pozicioneve në mënyrë demokratike. Duhet të sigurohet korrektësia e procesit të zgjedhjeve në Shqipëri”, ka deklaruar Milanesi.

Ndërkohë opozita është e vendosur të mos shkojë në zgjedhje në datën 30 qershor dhe të përshkallëzojë protestat gjatë gjithë javës.

Krejt ndryshe mendon qeveria, e cila duket më e vendosur se kurrë të shkojë në zgjedhje me 30 qershor me  çdo lloj forme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular