BallinaPolitikeApeli i të rinjve në Berat: Bojkotimi i zgjedhjeve është investimi më...

Apeli i të rinjve në Berat: Bojkotimi i zgjedhjeve është investimi më krenar për fëmijët tuaj

Nga Pavli Bitri

Ne të rinjtë e qytetit të Beratit, qytetit të tolerancës, bashkëjetesës, kulturës, ndihemi të fyer nga intoleranca dhe arroganca e kryeministrit Rama, ndihemi të tronditur  nga talljet që Rama u bën qytetarëve, pavarësisht se ata janë kundërshtarët e tij politikë. Tronditemi me kryelartësinë e kryeministrit i cili drejton vendin më të varfër të Europës, tronditemi nga mungesa e humanizmit të kryeministrit për njerëzit në nevojë.
Në këto vite qeverisje nga krimi dhe droga, rinia shqiptare, simboli i pasurisë së këtij kombi dhe forcës së tij , gjendet përballë një genocidi për largimin e saj. Të gjithë janë lodhur nga korrupsioni, krimi i organizuar, padrejtësia, varfëria, pabarazia etj., që po mbizotërojnë mbi ne e mbi vendin tonë.
Britma e rinisë  për një politikë demokratike është kulmi I rezistencës për ekzistencën e demokracisë. Lufta për demokraci nuk njeh kompromis, njeh veç largimin e njeriut që përdhosi këtë sistem demokratik, largimin e Edi Ramës.
Të nderuar qytetarë të Beratit, ka ardhur momenti që të gjithë së bashku të ndryshojmë fatin e vendit tonë, të jemi shpresëplotë për të ardhmen e fëmijëve tanë. Bojkotimi i këtij procesi zgjedhor është investimi më krenar për fëmijët tuaj. Beteja për demokraci është misioni më fisnik i një njeriu të lirë.

Autori eshte Kryetar i FRPD Berat

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular