BallinaAktualitetRama në Kukës, vjen paralajmërimi i fortë i kryetarit të PD Arif...

Rama në Kukës, vjen paralajmërimi i fortë i kryetarit të PD Arif Rexhmati

Vetëm pak orë pas mbërritjes së tij, PD ka paralajmëruar protesta të forta, kurse kreu i degës rajonale, Arif Rexhmati, nëpërmjet një statusi në FB, ka ftuar të gjithë kuksianët që të bashkohen në protestën që do të zhvillohet sot në orën 16:00. Gjithashtu ai paralajmëron, se është i gatshëm të hyjë edhe në burg për votën e lirë.

“Më mirë në burg për votën e lirë se sa të ndërtoj me duart e mia burgun për fëmijët e mi!Mos mungoni ora 16.00”, shkruan Rexhmati duke paralajmëruar kështu se Kukësi mund të jetë arena e radhës së përplasjeve të mbështetësve të PD dhe policisë. Takimi do të mbahet në ambientet e aeroportin, sot në orën 16:00.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular