BallinaAktualitetFormulari/PS vjen me risi këto zgjedhje, jo më para për votën, ja...

Formulari/PS vjen me risi këto zgjedhje, jo më para për votën, ja cila është mënyra e re

Po qarkullojnë në median sociale sëfundmi disa formularë që kanë të bëjnë me sistemin e patronazhit.

Në vetvete kjo fletë nuk është asgjë tjetër veçse një garanci për partitë se dikush do t’ua jap votën.

Në këtë formular ka të specifikuara element si emri, mbiemri, numri I telefonit, amrat e votuesve apo dhe qenrat e votimit.

Poshtë formularit ka saktësime të tjera, të tipit “patronazhuesi që plotëson formularin garanton dhe mban përgjegjësi që personat e listuar, pra votuesit, do të paraqiten për të votuar më 30 qershor. Patronazhues mund të jenë që nga drejtues të strukturave të PS, drejtues institucionesh, persona influentë në zona, apo persona që quhen të spikatur”.

Në këtë mënyrë patronazhuesi del garant që ata do votojnë për PS, pasi u ka marrë më parë emrat dhe firmat dhe bën edhe shoqërimin e tyre në votim.

Ndërkohë kujtojmë që na ndajnë vetëm 5 ditë nga data e zgjedhjeve  të 30 qershorit ku kryeministri Rama është I vendosur ta çojë vendin drejtë zgjedhjeve lokale në një kohë kur Presidenti Meta ka nxjerrë një dekret për zhdekretimin e kësaj date duke mos e konsideruar legjitime.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular