BallinaKryesore“Njerëzit po acarohen nga Rama”- Agron Duka: Kurrë të fortët nuk kanë...

“Njerëzit po acarohen nga Rama”- Agron Duka: Kurrë të fortët nuk kanë urdhëruar PS-në, kjo vetëm sot

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ndwrsa ka komentuar lajmet për një tërheqje të mundshme të Bashës pas takimeve me ambasadorët e SHBA dhe BE, tha se nuk beson se ka tërheqje të kryeopozitarit Lulzim Basha nga qëndrimi kundër votimeve të 30 qershorit.

Ai akuzoi edhe kryeministrin Edi Rama se me retorikën që po përdor kundër opozitës, po i acaron edhe më shumë qytetarët, ndwrsa theksoi se opozita nuk ka mundësinë që të menaxhojë të gjithë qytetarët e zemëruar.

Nuk besoj se ka tërheqje. Natyrisht që ndërkombëtarët kanë thënë që jemi kundra dhunës dhe për këtë nuk besoj se dyshon kush. Problemi është të diskutojmë për situatën, a e menaxhojmë dot ne në ditën e zgjedhjeve? Situata është shumë e nderë dhe nuk i shërben as retorika e Ramës. Retorika e përdorur nga ai acaron njerëzit dhe nuk e qetëson situatën. Ka njerëz jashtë mase të ngarkuar nga ana psikologjike që këto zgjedhje i konsiderojnë të jashtëligjshme dhe në këto kushte është e vështirë t’i menaxhosh. Kam bërë fushatë edhe për Partinë Socialiste por kurrë të fortët nuk kanë urdhëruar PS-në, kjo vetëm sot”, tha Duka.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular