BallinaAktualitetTë tregoj mesazhet unë. I pacipë, i pa fytyrë, kujt i thua…”-...

Të tregoj mesazhet unë. I pacipë, i pa fytyrë, kujt i thua…”- Tjetër sherr midis deputetit Maliqi dhe Idajet Beqirit

Deputeti i djathtë Lefter Maliqi u përplas ashpër me kryetarin e Partisë për Unitet Kombëtar, Idajet Beqiri.

Të ftuar në “Dritare me Rudinën” në News 24, deputeti u përplas me Beqirin për ditën e votimeve të 30 qershorit.

Debati:

Beqiri: Për ta ndihmuar forcën time politike, por edhe Shqipërinë…

Maliqi: Ke dënuar njerëz me burgim… I përgjegjshëm ti.

Beqiri: Po lëre ore mos fol si rrugaç.

Maliqi: Lëre tani të dhimbsen ty shqiptarët. Ju jeni nomenklatura e fundit që duhet të ikni nga ky vend.

Beqiri: Po ikëm ne dhe erdhët juve këtë vend e mori lumi. Ne thamë o dekreti i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Atëherë ne gjetëm shkakun e padisë tonë. Ky është dekreti. Do shprehet rruga apo Kolegji Zgjedhor.

Maliqi: Presidenti ka paralajmëruar se ka pasur informacione se mund të ketë përplasje më 30 qershor.

Beqiri: Kush ushtron dhunë mban përgjegjësi. Kush do bëjë krimin do futet në burg.

Maliqi: Do futësh brenda 800 mijë veta.

Beqiri: Nuk janë! 3 mijë veta vijnë në protesta të paguar nga ju. I kemi parë me dron.

Maliqi: Ti i shikon syzet e kohës së Enverit. I pacipë, i pa fytyrë. Kujt i thua 3 mijë veta. Turp të kesh. Skandal. Qesharak.

Beqiri: Ke marrë fund. Pse ke marrë fund? Ilir nuk mban dot veten dhe të mban ty.

Maliqi: Turp! Skandal. Sterr i zi je. Ke qenë në burg dhe je bërë avokat. Të lexoj mesazhet.

Beqiri: Mesazhet e rrugaçërisë.

Maliqi: Ka më pa normal se ty. Si mund të thuash 3 mijë veta kur aty ishin 100 mijë veta.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular