BallinaAktualitetZv/presidenti i delegacionit italian të KiE apel politikës për reflektim: Pa opozitë...

Zv/presidenti i delegacionit italian të KiE apel politikës për reflektim: Pa opozitë në parlament nuk ka demokraci …

Senatori Manuel Vescovi, njëherësh edhe zëvendës/president i delegacionit italian të Këshillit të Evropës, i ka bërë apel politikës shqiptare për reflektim.

Duke iu rikthyer edhe njëherë vendimit të KiE për të mos dërguar vëzhgues në zgjedhje, Vescovi thotë se ky vendim erdhi për shkak të mungesës së stabilitetit institucional që Shqipëria po përjeton.

“Këshilli i Evropës vendosi që nuk do të dërgojë vëzhgues elektorale për zgjedhjet e ardhshme administrative për shkak të mungesës së stabilitetit institucional që Shqipëria për përjeton

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka deklaruar, sa i përket përgjegjësisë institucionale se dëshiron që të evitojë zhvillimin e zgjedhjeve elektorale në një klimë tensioni të madhe dhe në mungesë të Gjykatës Kushtetuese që aktualisht nuk mund të ushtrojë funksionet e saj, duke qenë se tetë nga nënë anëtarët e saj kanë dhënë dorëheqjen ose janë hequr gjatë kohës së procesit të rivlerësimit të gjykatësve të parashikuar nga reforma gjyqësore.

Uroj një moment reflektimi të madh mes partive politike, duke kujtuar se nuk ekziston demokraci pa një organ konstitucional operativ e me një parlament ku mungon opozita”, tha senatori italian.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular