BallinaAktualitet13 tetori/ Salianji: Problem nuk është data, por blerja e votave

13 tetori/ Salianji: Problem nuk është data, por blerja e votave

Ish-deputeti i PD Ervin Salinaji ka komentuar vendimin e Presidentit Meta për 13 tetorin si datë e re për zgjedhjet.

Për Salianjin data e zgjedhjeve nuk përbën problem, por blerja e votave po.

“Problem për ne nuk është data e zgjedhjeve. Problem për ne është blerja e votës dhe ne kemi kërkuar largimin e Ramës dhe qeverise tranzitore. E sigurt është që zgjedhjet e 30 qershorit janë të PS dhe të zgjedhin kryetarët e tyre. Dekreti i presidentit është në 13 tetor. Ka një datë të re sipas Kushtetutës dhe Presidencës. Ne po kërkojmë kushte gare. Çdo gjë që thotë Rama është tentativë e dështuar”, deklaroi Salianji.

Pas takimeve të shumta me ndërkombëtarët, presidenti Meta, vendosi sot 13 tetorin si datë të re të zgjedhjeve

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular