BallinaAktualitetZgjedhjet/Mesazhi i Bashës për 30 Qershorin: E kemi plagosur për vdekje regjimin...

Zgjedhjet/Mesazhi i Bashës për 30 Qershorin: E kemi plagosur për vdekje regjimin e Rames

Zgjedhjet Mesazhi i Bashës për 30 Qershorin: E kemi plagosur për vdekje regjimin e Edi Ramës. Shumë shpejt ky regjim do të mbarojëjanë tuajat, jo qeverisë as të politikanëve.

Zgjedhjet janë mënyra se si ju vendosni se kush do të qeverisë.

Nëse ju nuk keni asnjë mundësi të vendosni, ato nuk janë zgjedhje.

30 qershori nuk ka asnjë lidhje me zgjedhjen.

30 qershori nuk ka asnjë lidhje me njerëzit.

30 qershori nuk është dita e vullnetit të njerëzve

Është thjesht dita kur aleanca krim-qeveri mendon se do të forcojë pushtetin e saj.

Por 30 qershori është dhe do të jetë nul. Ai do t’i japë goditje të rëndë psuhtetit të Edi Ramës dhe krimit.

Ne do të bëjmë çdo gjë që mundemi që 30 qershori të hyjë në histori si dita fatale e pushtetit të Edi Ramës.

Ju ftoj të gjithëve të jeni të matur dhe të kini besim tek kauza jonë, tek forca jonë.

Unë e di që shumë prej jush janë të revoltuar, shumë prej jush vuajnë direkt pasojat e regjimit kriminal të Edi Ramës.

Juve dua t’ju them se me përpjekjet tona ne e kemi plagosur për vdekje regjimin e Edi Ramës.

Shumë shpejt ky regjim do të mbarojë.

Ne kemi treguar kurajë dhe forcë së bashku.

Ne kemi treguar se e duam lirinë dhe demokracinë.

Këtë do të tregojmë edhe më 30 qershor.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular