Partia Demokratike Dega Mat, në vijim të aksionit politik në mbrojtje të shtetit të së drejtës dhe për të mos lejuar instalimin e një diktature të re në Shqipëri, e cila po tentohet të instalohet nga klika në pushtet duke u përpjekur për të zhvilluar zgjedhje moniste nëpërmjet një procesi zgjedhor të paligjshëm në territorin e Rrethit Mat, me anë të shkrese të kryetarit të saj z. Arjan Lika, si përfaqësues politik i mijëra banorëve të Bashkisë Mat dhe Klos, u është drejtuar KZAZ nr.16 dhe 17, respektivisht në Burrel dhe Klos, Komisariatit të Policisë së Shtetit Mat si dhe për dijeni Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Misionit të OSBE/ODIHR në Shqipëri, duke kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të tentativës për të kryer votime të paligjshme në territorin e njësive tona vendore.