Nga Klevi Pojana
Cilido që e ka lexuar librin e jashtëzakonshëm të George Orwell ‘Ferma e Kafshëve’ e ka të pamundur të mos e paralelizojë personazhin politik ‘Edi Rama’ me personazhin e ‘Napoleonit’, derrit i cili përfaqëson në vepër shëmbëlltyrën e liderëve diktatorial.
‘Ferma e Kafshëve’ është një novelë alegorike që tregon se si idealizmi i masave dhe dëshira për liri mund të shndërrohen nga një formë tiranie në një tjetër, hap pas hapi dhe në mënyrë graduale falë vendimeve autokrate të atyre që qeverisin.
Një satirë fantastike që na sillet nëpërmjet dëshirës së kafshëve për t’i shpëtuar ‘regjimit’ të njerëzve, por që rreshket në një ‘regjim’ po aq të rrezikshëm të prodhuar nga vetë ata, si pasojë e mungesës së reagimit ndaj vendimeve shtypëse të ‘parisë’.
Kjo na tregon se kur sistemi mbetet po njësoj, me në krye një lider me tipologji egocentriste, pak rëndësi ka nëse ai që e drejton është një njeri apo një derr, rezultati që do të prodhojë është shtypja dhe pabarazia.
Eleminimi i kundërshtarit me forma të ulëta, paranoja se gjatë gjithë kohës të ekspozohet një rrezik imagjinar që të rrezikon pushtetin, shtypja e ndërgjegjes dhe të drejtave të popullsisë nën moton ‘Napoleoni, pra lideri, ka gjithmonë të drejtë’, tjetërsimi i vlerave dhe katapultimet e të paaftëve në drejtim, korrupsioni dhe ligjërimi me ligj i të paligjshmes janë element që Orwell i pasqyroj në veprën e tij, e cila godiste fort komunizmin si një nga regjimet me totalitare.
Napoleoni, derri i cili ndërtoi një regjim që prodhonte shtypje dhe vriste demokracinë, duke i hequr kohë pas kohe të drejta banorëve të fermës arriti kulmin e pushtetit të tij kur i atribuoi vetes çdo pushtet, duke mos i lejuar më të tjerët as të shprehen e as të zgjedhin me votë.
Ai u veçua nga të gjithë, filloi të prodhonte lajme të paqena dhe t’i vendoste vetes grada e spaleta.
Ai mblodhi rreth vetes vetëm ata që mendonin si ai, dhe për të mbajtur të pa prekur fronin nuk u kursye as t’i vriste ‘armiqtë imagjinar’, duke e ushqyer jetëgjatësinë e tij në drejtim edhe me gjak.
Ai siguroi forcën duke krijuar një shpurë me qen, të cilët i mori që në vegjëli e edukoi me kultin e tij, që e mbronin dhe kërcënonin këdo që mund t’i dilte atij kundër.
Fundi i derrit Napoleon, erdhi atëherë kur ai filloi të krijonte aleanca fluide me ata, të cilët deri dje i kishte konsideruar armiq dhe duke tradhëtuar popullin e tij.
Ndoshta dikush deri më tani nuk e ka kuptuar se pse unë nuk e kam përfshirë në asnjë rresht të vetëm Edi Ramën, bëmat e tij apo shpurën e ‘Rilindjes’, por më besoni se ata janë nën çdo rresht e nën çdo fenomen. Ata janë personazhet e Orwell në Shqipërinë e vitit 2019.
Diktaturat nuk lindin nga hiçi, ato nuk ngrihen në një ditë, ato janë produkt i një shoqërie në krizë, ndërgjegjja e lënduar e së cilës përdoret nga liderë populist.
Fundi i Edi Napoleonit, ose Edi derrit, është në ‘countdown’, detyra jonë është të reagojmë dhe të mos lejojmë që nën heshtjen tonë një diktature e re të lind në këtë vend…!