BallinaKryesoreFoto+Video/Kukës, banorët hapin 20 km rrugë nga tuneli i Thirrës deri në...

Foto+Video/Kukës, banorët hapin 20 km rrugë nga tuneli i Thirrës deri në Arrën

Një nisëm e banorëve të Arrnit të Kukësit, atyre që banojnë dhe jetojnë aty, si dhe të tjerëve që janë me banim në Tiranë si dhe diasporë ka bërë të mundur që të hapin një aks të ri rruge për të mbërritur në vendlindje më shpejt.
Më konkretisht, me kontributet e tyre është bërë e mundur të hapet rruga nga Tuneli I Thirrës në drejtim të Larit, Qafë e Komit, deri në Qendër Arrën. Tani, fal këtij investimi, banorët që jetojnë në Arrën dhe ata që dëshirojnë të shkojnë në vendlindje do të mbërrijnë  3 orë më shpejt se në gjurmën e rrugës së vjetër. Punimet kanë nisur para dy muajsh dhe tashmë kanë përfunduar, ku ka pasur interesimin e të gjithë përfaqësuesve të fiseve të Arrnit, por veçanërisht të Dostan Markut, personit i cili e nisi si inciativë dhe ka ndjekur punimet nga afër deri në përfundim të tyre. Kjo inciativë erdhi në kushtet kur qeveria Rama nuk është aspak e interesuar të financojë në infrastrukturën rrugore veçanërisht në veri dhe pamundësisë së Bashkisë Kukës për të ardhurat e pakta që ka dhe mosfinancimit të projekteve nga Rilindja në pushet.
Më poshtë në fotot dhe pamjet e realizuara nga Studoi AMD Produktion (vëllezërit Dedaj, të cilët janë nga Arrni) do të shihni investimin e rrugës të realizuar. Tashmë banorët e Arrni do të mund të shkojnë në vendlindje dhe të shijojnë bukuritë e natyrës.

Rruga e re qe po ndertohet nga tuneli i Kalimashit deri ne fshatin Arren.!

Rruga e re qe po ndertohet nga tuneli i Kalimashit deri ne fshatin Arren.!

Gepostet von AMD Studio Production am Freitag, 31. Mai 2019

 

 

 

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular