Edhe socialistët dalin kundër votimeve monopartiake të së dielës. Komisionerët e PS në fshatin Drizë të bashkisë Gramsh kanë braktisur zgjedhjet e 30 Qershorit.
Këtë e njofton kreu i PD-së në Gramsh, Kodhel Çala, sipas të cilit banorët nuk pranojnë të jenë pjesë e Komisionit të Votimit.
Në një postim në Facebook, Çala përgëzon banorët e fshatit Drizë dhe kërkon bojkot masiv të zgjedhjeve, të cilat i quan nul.
“Driza bojkoton votimet. Në fshatin Drize te rrethit Gramsh asnjë nga banoret përfshi edhe ata te majte nuk pranojnë te jene pjese e komisionit te votimit. Bravo Driza. Votimet e 30 qeshorit janë nul. Bojkotoni ato masivisht. Thoni jo diktaturës. Thoni jo monizmit. Te gjithe te bashkuar te mbrojme demokracine”, shkruan Çala.