Kamerat e sigurisë kanë kapur një moment të pazakontë kur një 17 vjeçar arrin të kapë në ajër një vajzë dyvjeçare që bie nga kati i dytë i një ndërtese.
Algjeriani Feuzi Zabaat, 17 vjeç, u quajt hero i ditës për gjestin e tij. BBC shkruan se për fat të mirë, djali e pa vajzën paraprakisht duke e kapur pa asnjë dëmtim.
Incidenti ndodhi në Stamboll të Turqisë. Shpëtimtari thotë se bëri atë që duhej të bënte për ta shpëtuar vajzën.
“E kapa fëmijën në mes të ajrit para se të godiste tokën”, tha ai. “Unë bëra atë që ishte e nevojshme për dashurinë ndaj Allahut”.