BallinaAktualitetMonitoroi procesin, PD: Ja sa qytetarë votuan në secilën nga 61 bashkitë...

Monitoroi procesin, PD: Ja sa qytetarë votuan në secilën nga 61 bashkitë e vendit

Partia Demokratike publikon të dhënat reale të pjesëmarrjes në zgjedhje. Vetëm 15% rezulton të ketë shkuar në votime.

• Refuzimi i 85% e votuesve të regjistruar, e ka detyruar Edi Ramën të bëjë manipulim të hapura dhe mbushje të kutive për të rritur pjesëmarrjen.

• Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me urdhër të Ramës, u përfshi në një operacion kriminal të manipulimit të shifrave të pjesëmarrjes.

• Po presim që KQZ ta kryejë krimin deri në fund. Më pas do të bëjmë transparencën për pjesëmarrjen me pamje filmike.

• Procesverbali i orës 11.00 me 6% pjesëmarrje i KQZ, provon manipulimin kriminal, me dyfishimin në 12 të numrit të votuesve.

DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT BARDHI

Të dashur bashkëqytetarë, refuzimi ndaj Edi Ramës, po e çon atë në manipulime të hapura dhe në mbushje të kutive për të manipuluar numrin e pjesëmarrësve në votim.

Shqiptarët kujtojnë se këto janë zgjedhjet e para në historinë e Shqipërisë ku 3 orë pas përfundimit të procesit zgjedhor apo procesit të votimeve, qytetarët shqiptarë nuk dinin ende sa ishte numri total i pjesëmarrësve në votime.

Kjo sjellje e KQZ-së, në këto votime moniste, e ka një shpjegim. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me urdhër direkt të Edi Ramës, ishte i përfshirë në një operacion kriminal të manipulimit të shifrave të pjesëmarrjes.

Ashtu siç e kemi bërë me dije gjatë gjithë ditës së sotme, Partia Demokratike e ka monitoruar në çdo qendër votimi numrin e pjesëmarrësve në votime. Shifrat reale të pjesëmarrësve në votime për çdo bashki, janë këto që do të pohoj unë tani, dhe jo shifrat e fryra, të manipuluara, në një operacion kriminal, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nga 4 anëtarë të paligjshëm të Partisë Socialiste, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

*LEXOHEN TË DHËNAT E PJESËMARRJES NË 61 BASHKI

Ne po presim përfundimin e këtij procesi, po presim nxjerrjen zyrtare për çdo qendër votimi të numrit të pjesëmarrësve në votim dhe garantojmë KQZ-në, komisionet e qendrave të votimit, AZAZ-të, që Partia Demokratike disponon prova të plota për numrin e pjesëmarrjes në votime.

Thjesht jemi duke pritur që kjo organizatë kriminale që ka manipuluar numrin e pjesmarësve në votime, ta kryejë krimin deri në fund, dhe do të bëjmë transparencë për shqiptarët, me pamje filmike për numrin e pjesmarrësve në votim.

Sot dua t’ju jap vetëm një shembull, se si KQZ është në krye të këtij operacioni të manipulimit të shifrave të pjesëmarrjes.

Qytetarët shqiptarë mbajnë mend që në orën 11.00 KQZ doli në deklaratë të mashtrojë qytetarët shqiptarë se deri në këtë moment kishin dalë në votime plotë 12% e numrit total të votuesve.

Në fakt procesverbali i publikuar në faqen zyrtare të KQZ-së për raportimin e kryer në orën 11.00 flet për një pjesëmarrje prej 218, 981 qytetarë, që nënkupton 6,19% të numrit total të votuesve.

Është identik, është e njëjta shifër që raportoi edhe Partia Demokratike kur kundërshtoi shifrën e nxjerrë zyrtarisht nga KQZ.

Kam një apel për secilin prej tyre; Ndaleni krimin elektoral. Provat janë të plota, vendi juaj është në të njëjtin vend me të Edi Ramës, humbësin e madh të ditës së sotme. Vendi juaj është në burg. Falemnderit!

(PJESËMARRJA NË ÇDO BASHKI, E PUBLIKUAR NGA SEKRETARI I PERGJITHSHEM ËSHTË NË DOKUMENTIN BASHKËNGJITUR ME LART )

Bashkia Votues %
Belsh        5,218 20.78%
Berat      13,428 16.85%
Bulqizë        6,979 23.64%
Cërrik        5,065 13.79%
Delvinë        2,276 15.36%
Devoll        5,830 17.37%
Dibër      10,120 17.82%
Divjake        8,433 19.90%
Dropull        1,676 8.38%
Durrës      33,580 13.35%
Elbasan      29,870 17.94%
Fier      30,450 18.76%
Finiq        3,032 9.92%
Fushë – Arrëz        2,239 24.73%
Gjirokastër        7,325 17.04%
Gramsh        5,720 21.06%
Has        2,253 14.25%
Himarë        2,490 10.95%
Kamëz        9,630 9.66%
Kavajë        4,930 7.78%
Kelcyre        1,730 18.09%
Klos        1,935 12.41%
Kolonjë        3,230 20.70%
Konispol        2,230 19.85%
Korçë      14,380 13.21%
Krujë      11,532 18.50%
Kuçovë        6,490 14.54%
Kukës        6,289 14.18%
Kurbin        3,989 7.00%
Lezhë        9,235 10.68%
Libohove            902 15.39%
Librazhd        8,650 26.20%
Lushnje      18,050 17.46%
Malësi e Madhe        4,730 10.59%
Maliq        8,121 16.58%
Mallakaster        5,935 18.82%
Mat        3,735 12.64%
Memaliaj        3,151 19.64%
Mirditë        4,735 16.80%
Patos        7,725 22.16%
Peqin        3,895 13.08%
Përmet        3,135 19.25%
Pogradec        8,390 11.69%
Poliçan        3,598 26.86%
Prrenjas        5,789 23.22%
Pukë        3,170 26.27%
Pustec        1,530 35.09%
Rrogozhinë        3,105 9.87%
Rroskovec        5,435 21.72%
Sarandë        6,780 14.70%
Selenicë        4,398 16.47%
Shijak        5,024 14.12%
Shkodër      10,980 6.67%
Skrapar        2,835 20.42%
Tepelenë        3,625 28.55%
Tiranë    105,102 15.86%
Tropojë        3,215 14.70%
Ura Vajgurore        4,982 16.19%
Vau i Dejës        3,532 9.12%
Vlorë      23,178 14.32%
Vorë        5,512 18.80%
Total    534,528 15.12%

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular