Një ditë më parë, një rrufe në njësinë administrative Xibër të Klosit në Mat, vrau 28 krerë bagëtish, dhi.
Gazetari Enver Doçi raporton për “Balkanweb” se një ditë pasi rrufeja goditi fatalisht bagëtitë, këto të fundit po groposen nga ana e banorëve. Siç shikohet nga pamjet, delet kanë ngordhur pas goditjes nga rrufeja. Për fat të mirë çobani i tyre shtetasi me inicialet H.Z nuk ka pësuar asgjë pasi në momentin e shkarkimit të rrufesë ndodhej larg vendit ku po kulloste bagëtia.