Duket se nuk është pritur e hëna nga qytetarë të shumtë dhe shoqëria civile, për të protestuar kundër qevrisë së Rilindjes dhe kryeministrit Edi Rama. Mëngjesin e sotëm edhe pse është ditë pushimi, dhjetëra protestues me pankarta të shumta në duar janë pozicionuar përpara zyrës së Edi Ramës, duke kërkuar ndaljen e masakrës korruptive të qeverisë nëpërmjet ndërtimit të hidocentraleve në lumenjtë e vendit.
Në protestën e organizuar nga ‘Eco Albania’ protestuesit mbanin në duar pankarta, ku bëhej thirrje kundër hec-eve, madje në disa prej tyre ndërtimi i këtyre veprave konsiderohej jo vetëm si korruptim, por edhe si gjenocid.
Nga ana tjetër ditën e sotme kreu i opozitës, Lulzim Basha, shpërndau një video-mesazh tjetër, duke ftuar të gjithë shqiptarët pa dallim partiak që të protestojnë ditën e hënë kundër klikës kriminale dhe korruptive të Rilindjes në pushtet.