BallinaAktualitetShpërthen analisti: Çfarë absurdi jemi! Ulsiu që vodhi votat do e bëjë...

Shpërthen analisti: Çfarë absurdi jemi! Ulsiu që vodhi votat do e bëjë reformën në drejtësi?

spot_img
spot_img

Në një lidhje direkte për Ora News, analisti Ilir Demalia u shpreh se, reforma në drejtësi ka rezultuar një dështim për Shqipërinë dhe kjo është pranuar nën zë edhe nga vetë ndërkombëtarët.

Sipas tij, nuk mund të pretendosh të ngresh pallatin e drejtësisë me prokurorë dhe gjyqtarë, ku 95% e tyre janë të korruptuar rëndë dhe 5% e tyre të korruptuar lehtë.

Demalia shkon dhe më tej në analizën e tij kur thotë se nuk mund të ketë drejtësi të pavarur me Ulsi Manjan që ka vjedhur votat.

“Rama nuk duhet ta shfrytëzojë përkrahjen amerikane për të ngritur drejtësinë në Shqipëri, vetë ndërkombëtarët e kanë pranuar se reforma në drejtësi është e dështuar.

Pallati i drejtësisë do të ngrihet me gjykatës dhe prokurorë shqiptarë të cilët 95% janë të korruptuar rëndë dhe një 5% i korruptuar lehtë. A mund të ngrihet një sistem drejtësie me këta njerëz?

Me Ulsi Manjën do të ngrihet sistemi i drejtësisë? Ulsi Manja që u ka vjedhur votën shqiptarëve, hajduti i votës do të ngrejë sistemin e drejtësisë! E kuptoni në çfarë absurdi jemi?! A duhen përkrahur këta njerëz nga ndërkombëtarët?”, deklaroi Demalia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular