BallinaAktualitetBulqizë/Qëllohen me armë, inspektorët e Mjedisit nga Tirana

Bulqizë/Qëllohen me armë, inspektorët e Mjedisit nga Tirana

Inspektorë të Mjedisit nga Tirana, të ndodhur për inspektim në Bulqizë janë qëlluar me armë mbrëmjen e sotme.

Lajmi konfirmohet nga një prej inspektorëve që ishin pjesë e inspektimit. Mësohet se në drejtim të makinës me të cilën udhëtonin katër inspektorët, kanë qëlluar pak më parë, persona ende të paidentifikuar.

Mesohet gjithashtu se bashkë me inspektorët nga Tirana kishin shkuar për kontroll në Tërnovë të Bulqizës edhe inspektorë të Dibrës.

Nga plumbat asnjë prej tyre fatmirësisht nuk është lënduar, por mësohet se ngjarja ka ndodhur fill pasi inspektorët kanë pikasur një kamion që transportonte lëndë drusore kontrabandë.

Pasi kanë dëgjuar të shtënat inspektorët kanë lajmëruar policinë, ndërsa blutë e Bulqizës kanë shkuar tashmë në vendngjarje dhe po hetojnë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular