BallinaAktualitetKërcënoi me jetë Zgurin dhe Plasarin, ish-deputeti denoncon kanosjen që i ka...

Kërcënoi me jetë Zgurin dhe Plasarin, ish-deputeti denoncon kanosjen që i ka bërë i njëjti autor

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani ka reaguar pas denoncimeve të bëra nga kreu i KQZ-së, Klement Zguri dhe profesori i njohur, Aurel Plasari se janë kërcënuar nga një shtetas i identifikuar si Emiljan Pjetri.

Një kërcënim të tillë ka marrë dhe ish-deputeti i PD-së, Asllan Dogjani, i cili e quan Emiljano Pjetrin si “fabrika e Ramës” që punon prej vitesh duke kërcënuar ata që janë kundër tij.

Dogjani tregon se është kërcënuar nga Emiljan Petri në kohën kur debatonte me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

“MONSTRA Emiliano Pjetri është fabrika e Rames qe punon prej vitesh duke kërcënuar te gjithë ata qe janë kundër tij!

KY MONSTER ME KA KERCENUAR EDHE MUA NE FCB KUR UNE DEBATOVA ME ISH MINISTRINE E SHENDETESISE ILIR BEQA PER NJE FEMIJE QE NUK I JEPEJ SHERBIMI SHENDETESOR

Për ketë rast ne atë kohe kam njoftuar Prokurorinë e Përgjithshëm.

Ky monster duhet te gjendet menjëherë nga prokuroria dhe policia e shtetit dhe duhet te shkoj ne burg per vepren penale te kanosjes dhe shqetesimeve nepermejt komunikimeve elektronike qe ju eshte bere Aurel Plasarit dhe kreut te KQZ e shume personave te tjere…”, shkruan Dogjani.

Emiljan-Petri-kercenimi-Zguri-Plasari-Dogjani

Dogjani

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular