BallinaAktualitetLive/Shqiptarët protestë para Shtëpisë së Bardhë, i kërkojnë Tump të ndërhyjë: Të...

Live/Shqiptarët protestë para Shtëpisë së Bardhë, i kërkojnë Tump të ndërhyjë: Të mos lejohet që Soros…

Paraditen e sotme, para Shtëpisë së Bardhë në Washington .D.C. një grup shoqatash nga komuniteti shqiptar në Amerikë, kanë protestuar kundër instalimit të diktaturës dhe shtetit monist në Shqipëri, ku sipas tyre një Parti e vetme, ajo socialiste, ka uzurpuar të gjithë institucionet, përfshirë dhe Drejtësinë.

Organizatorët i kanë bërë thirrje degës së Vatrës në Michigan, që të bëhet pjesë e kësaj proteste, e cila në fokusin kishte denoncimin e pushtetit absolut, korrupsionit, vjedhjes së votave, mungesën e Lirive dhe të Drejtave Njerëzore.

Gjithashtu, protesta ka qenë edhe kundër ndikimit të George Soros.

“Kundër ndikimit të manjatit demokrat George Soros, i cili është denoncuar nga Presidenti i Shqipërisë për financimin e destabilizimit të Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e bëra nga organizatorët e protestës.

Ata i kanë bërë thirrje presidentit Donald Trump të shpëtojë Shqipërinë nga “spiralja e frikshme e kaosit ku është futur si dhe të mos lejojë segmente të Fondacionit Soros që të rikthejë komunizmin në Shqipëri.”

 

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular